Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

«Nuk e lëshoj dot nga dora»

«Nuk e lëshoj dot nga dora»

«Nuk e lëshoj dot nga dora»

▪ Vjet, në kongreset e Dëshmitarëve të Jehovait që u mbajtën në të gjithë botën, doli një libër me 224 faqe. Ky libër i përgatitur për të studiuar mësimet bazë të Biblës ka plot figura të gjalla me ngjyra. Ai titullohet Çfarë mëson vërtet Bibla?

«Nuk e lëshoj dot nga dora,—shkroi një lexuese.—Ky libër ka metodat më të mira të mësimit nga të gjithë librat për studimin e Biblës që kam lexuar, dhe i ka të përmbledhura në këto pak faqe.»

Një tjetër lexues tha: «Çdo faqe të nxit të lexosh më tej. Po ashtu më pëlqen që në fund të çdo kapitulli tregohet se çfarë do të shqyrtohet në kapitullin vijues. Më kanë prekur kaq shumë disa pjesë të tij, saqë më janë mbushur sytë me lot. Ka plot gjëra në këtë libër që më pëlqejnë, e nëse do t’i shkruaja do të mbushja një libër të tërë!»

Po ashtu, një tjetër lexues mirënjohës, shkroi: «Më besoni, ky libër është një thesar me vlerë të pallogaritshme, dhe do të jetë një mjet i shkëlqyer për të mësuar dishepujt e rinj.»

Libri Çfarë mëson vërtet Bibla?, tani është në dispozicion në më shumë se 140 gjuhë. Ju mund të kërkoni një kopje duke plotësuar kuponin shoqërues dhe pastaj dërgojeni në adresën e shkruar aty ose në një nga adresat e përshtatshme në faqen 5 të kësaj reviste.

□ Pa marrë përsipër asnjë detyrim, kërkoj një kopje të librit Çfarë mëson vërtet Bibla?

□ Ju lutem kontaktoni me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.