Miliona do të jenë të pranishëm Po ju?
Miliona do të jenë të pranishëm Po ju?
▪ Të pranishëm? Ku? Në Kongresin Krahinor të Dëshmitarëve të Jehovait, «Çlirimi është afër!» Qindra kongrese triditore me këtë temë, disa prej të cilave filluan të mbahen në Shtetet e Bashkuara javën e fundit të majit, janë programuar për muajt e ardhshëm në qytete të ndryshme në mbarë botën. Afro 11 milionë veta ndoqën 2.981 kongrese krahinore që u mbajtën në një nga këto vitet e fundit.
Në shumicën e vendeve sesioni i paradites fillon në orën 9.30 me një interval muzikor. Të premten do të mbahen fjalimet me temë «T’u kushtojmë vëmendje premtimeve të Jehovait për çlirim» dhe «Si e çliron Jehovai ‘të varfrin që thërret për ndihmë’?» Sesioni i paradites do të përfundojë me fjalimin kyç «Jehovai ka marrë masa për ‘çlirimin tonë të përhershëm’».
Sesioni i pasdites përfshin fjalimet «Jehovai përkujdeset me butësi për të moshuarit», «Çlirim nga vuajtjet e dhembshme» dhe «Roli i engjëjve në ‘shërbimin publik’». Simpoziumi me katër pjesë «Jehovai—‘Ai që sjell shpëtim’» i paraprin fjalimit të fundit për këtë ditë, që ka temën «Asnjë armë ose gjuhë kundërshtare nuk do të ketë sukses».
Sesioni i paradites, ditën e shtunë, përfshin një simpozium me tri pjesë me temë «Të vazhdojmë në shërbim ‘pareshtur’», si edhe fjalimet «‘Të çliruar nga laku i gjahtarit të zogjve’» dhe «T’i shqyrtojmë ‘gjërat e thella të Perëndisë’». Programi i paradites përfundon me fjalimin e pagëzimit, që pasohet nga pagëzimi në ujë i atyre që kualifikohen.
Fjalimet e së shtunës pasdite përfshijnë «Të mbajmë një pikëpamje biblike për kujdesin shëndetësor», «Cila frymë po drejton jetën tuaj?», «Mbani ‘një litar tresh’ në martesë» dhe «Të rinj, ‘kujtojeni tani Krijuesin tuaj të Madh’». Fjalimi mbyllës «A po jetoni duke mbajtur në mend ditën e Jehovait?», jep këshilla praktike për kohët që po jetojmë.
Programi i së dielës paradite do të përfshijë simpoziumin e titulluar «‘Mbretëria e qiejve është si . . .’» Katër fjalime diskutojnë shkurtimisht disa nga shëmbëlltyrat e Jezuit.
Programi i paradites do të vazhdojë me fjalimin që do të prezantojë një pikë kulmore të kongresit, dramën me veshje të kohëve të lashta që bazohet në kapitullin 13 të librit të parë të Mbretërve. Sesioni i fundit i kongresit, të dielën pasdite, do të ketë fjalimin publik «Po afron çlirimi që do të sjellë Mbretëria e Perëndisë!»
Planifikoni që tani të merrni pjesë. Për të ditur vendin më të afërt ku do të mbahet ky kongres, flitni me Dëshmitarët e Jehovait që mblidhen në Sallën e Mbretërisë në zonën tuaj, ose u shkruani botuesve të kësaj reviste. Numri i 1 marsit i revistës Kulla e Rojës, shoqëruesja e kësaj reviste, ka një listë me emrat e vendeve ku do të mbahen kongreset në Shqipëri dhe në Kosovë.