Ndihmë për një vajzë me probleme
Ndihmë për një vajzë me probleme
SIBIA, një nxënëse 13-vjeçare në Meksiko, vuri re se një shoqe e klasës vinte në shkollë shpesh duke qarë. U mundua t’i thoshte një fjalë të ngrohtë. Një ditë, kjo vajzë i rrëfeu Sibisë se i ati ishte i alkoolizuar dhe shpesh vinte dorë mbi të ëmën.
Sibia tregon: «Më tha se nuk donte të jetonte më, madje kishte provuar të vriste veten. Tha se nuk e donte njeri dhe ndihej e vetmuar. I thashë se ishte Dikush që e donte shumë, Personi më i rëndësishëm në univers. Pastaj i shpjegova se cili ishte qëllimi i Jehovait për njerëzit.»
Më vonë Sibia i dha librin Të rinjtë pyesin . . . Përgjigje praktike, dhe filloi ta studionte me të çdo ditë në shkollë, në pushimin e madh. Pak nga pak vajza ndryshoi, nga një tip i mbyllur filloi të fliste dhe të qeshte me të tjerët. Në një letër ajo i shkruante Sibisë: «Faleminderit për shoqërinë dhe që më kupton. Je tamam si motra që kam dashur gjithnjë të kem. Tani e di se dikush kujdeset për mua, Jehovai.»
Mbase edhe ju njihni ndonjë të ri që mund të nxjerrë dobi nga libri Të rinjtë pyesin. Ndër 39 kapitujt e tij përfshihen tema të tilla, si: «Si mund të bëj shokë të vërtetë?», «Marrëdhëniet seksuale para martesës» dhe «Si mund të di nëse është dashuri e vërtetë?» Mund të kërkoni një kopje duke plotësuar kuponin shoqërues dhe duke e dërguar në adresën e shkruar aty ose në një nga adresat e përshtatshme në faqen 5 të kësaj reviste.
□ Pa marrë përsipër asnjë detyrim, dëshiroj një kopje të librit të treguar këtu.
□ Ju lutem të viheni në kontakt me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.