Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Pse nuk e festoj Hallouinin?

Pse nuk e festoj Hallouinin?

Pse nuk e festoj Hallouinin?

VJET, ndërsa fqinjët e tij ishin të zënë me përgatitjet e Hallouinit, një festë e përvitshme, e përhapur në disa vende dhe me domethënie spiritiste, Majkëlli 14-vjeçar nga Kanadaja kishte tjetër gjë në mendje. Në një ese për shkollën, Majkëlli thoshte:

‘Nesër është mbrëmja e Hallouinit. Nga dritarja shoh se gjithë kopshtet e fqinjëve janë zbukuruar me gurë varesh dhe skelete, ndërsa kungujt-abazhurë ndriçojnë dritaret. * Prindërit po u rregullojnë fëmijëve kostumet; fëmijët po ëndërrojnë sa ëmbëlsira do të mbledhin nesër.

Familja ime është ndryshe. Kopshti ynë nuk është zbukuruar, dritaret tona nuk janë të ndriçuara me kunguj-abazhurë. Njerëzit më pyesin pse nuk e festoj Hallouinin. Dëshmitarët e Jehovait nuk e festojnë kryesisht për shkak të origjinës së saj. *

Mund t’ju duket çudi, por mua më pëlqen periudha e Hallouinit. «Pse?»—mund të pyesni ju. Sepse më bën të mendoj. Më bën të mendoj për arsyen pse vendos të mos i bëj disa gjëra. Çdo njeri duhet të përgjigjet për veten nëse origjina e një zakoni ka rëndësi për të apo jo. Unë mendoj se ka rëndësi. Për shembull, shumë njerëz do të bezdiseshin në rast se fqinjët e tyre do të visheshin si nazistë. Pse? Për shkak të origjinës së uniformës naziste dhe të asaj që ajo përfaqëson, pra, për shkak të disa ideve që shumë njerëzve u duken ofenduese. Djalli, frymërat e liga dhe shtrigat përfaqësojnë disa ide që mua më duken ofenduese, dhe s’dua të kem lidhje me to. Është mirë të mendojmë për zgjedhjet që bëjmë dhe arsyet pse i bëjmë, që pastaj t’i marrim vendimet sipas parimeve, jo sipas ideve të përhapura. Ja pse më pëlqen kjo periudhë e vitit. Jam krenar që jam ndryshe nga të tjerët dhe që nuk lëkundem nga ajo që besoj.’

[Shënimet]

^ par. 3 Kungulli-abazhur është një kungull i boshatisur nga brenda, që i priten disa copa dhe duket si fytyrë me hundë, gojë dhe sy. Brenda i vihet një qiri ose ndonjë lloj tjetër ndriçuesi.

^ par. 4 Për më tepër informacion, shih Zgjohuni! të tetorit 2001, faqet 5-10.