«Është i mrekullueshëm»
«Është i mrekullueshëm»
Kështu shkroi një çift nga Xhorxhia, SHBA, për librin Çfarë mëson vërtet Bibla? Ky libër me 224 faqe, plot figura të gjalla e me ngjyra, doli në vitin 2005. Ata shpjegonin: «Është kaq i thjeshtë, saqë thuajse kushdo mund ta përdorë. Prapëseprapë është mjaft i thellë, sa mund t’u shuajë etjen frymore edhe atyre që janë shumë të arsimuar.»
Vetë titulli ka nxitur interesin, dhe këtë e tregon përvoja e një çifti nga Nju-Xhersi, SHBA. Pasi ndoqën një kongres të Dëshmitarëve të Jehovait në Florida, ku morën një kopje të këtij libri, ky çift udhëtoi me avion për në ishujt Bahama ku do të kalonin pushimet. Ndërsa po i kontrollonte bagazhet, një punonjëseje të doganës i zuri syri librin, lexoi titullin dhe tha: «Gjithnjë kam dashur të di përgjigjen e kësaj pyetjeje.» Për kënaqësinë e saj, çifti Dëshmitar i dha një kopje që kishte tepër.
Të nesërmen, kur i njëjti çift po lexonte librin në plazh, një grua vendëse që u shiste turistëve, e vuri re librin. Ajo u shpjegoi se atë mëngjes i ishte lutur Perëndisë të gjente tamam përgjigjen e asaj pyetjeje—çfarë mëson vërtet Bibla? Pyeti si mund të gjente një kopje dhe u gëzua jashtë mase kur ata i dhanë kopjen e fundit që kishin tepër.
Libri Çfarë mëson vërtet Bibla? tani është në dispozicion në më shumë se 145 gjuhë, dhe deri tani janë shtypur mbi 40 milionë kopje. Mund të kërkoni një kopje të tij, duke plotësuar kuponin shoqërues dhe duke e dërguar në adresën e treguar aty ose në një nga adresat e përshtatshme në faqen 5 të kësaj reviste.
□ Pa marrë përsipër asnjë detyrim, dëshiroj një kopje të librit të treguar këtu.
□ Ju lutem të viheni në kontakt me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.