Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Argëtimi i publikut në shekullin e parë

Argëtimi i publikut në shekullin e parë

Argëtimi i publikut në shekullin e parë

Nga një përleshje mes tifozëve të dy qyteteve fqinje në Italinë Jugore, u plagosën dhe u vranë shumë njerëz, midis tyre edhe disa fëmijë. Si pasojë e kësaj tragjedie, autoritetet urdhëruan mbylljen e amfiteatrit për dhjetë vjet.

NUK është aspak e çuditshme që në gazetat e sotme të lexosh për përleshje të tilla. Por ky incident ndodhi thuajse 2.000 vjet më parë, gjatë sundimit të perandorit Neron. Ishte historiani romak Taciti ai që e përshkroi këtë përleshje, që ndodhi në amfiteatrin e Pompeit gjatë një ndeshjeje gladiatorësh, kur pompeasit u zunë me tifozët nga qyteti fqinj i Nukerias.

Në shekullin e parë, turmat ishin shumë të dhëna pas argëtimit. Qytetet e rëndësishme të Perandorisë Romake kishin teatro, amfiteatro ose cirqe, e disa madje i kishin të tre këto. «Lojërat,—thotë botimi Atlasi i botës romake (anglisht),—ishin mjaft të rrezikshme, ngjallnin emocione të forta . . . [dhe] në to kishte gjithnjë gjakderdhje.» Karrocierët që ngitnin karrocat e luftës visheshin me ngjyra të ndryshme, dhe çdo skuadër përfaqësonte një grup të caktuar të shoqërisë, qoftë politik, qoftë shoqëror. Tifozët harboheshin kur skuadra e zemrës dilte në fushë. Karrocierët u bënë kaq të famshëm, saqë njerëzit i zbukuronin shtëpitë me portretet e tyre. Veç kësaj, karrocierët fitonin para me thasë.

Në qytete bëheshin edhe ndeshje gjakatare mes gladiatorëve, si edhe mes njerëzve dhe kafshëve të egra, e disa herë njerëzit ishin të paarmatosur. Sipas historianit Uill Durant, «kriminelë të dënuar, disa herë të veshur me lëkurë që të ngjanin si kafshë, u hidheshin kafshëve që ishin lënë enkas pa ushqim e ishin gati të gllabëronin gjithçka; në kësi raste kriminelët vdisnin mes dhembjesh të mëdha».

Ata që zbaviteshin me këto argëtime të paperëndishme, ishin vërtet «në errësirë mendërisht» dhe s’kishin më «asnjë ndjesi morale». (Efesianëve 4:17-19) Në shekullin e dytë, Tertuliani shkroi: «[Të krishterët] kurrë nuk thonë, nuk shohin e nuk dëgjojnë diçka që të ketë lidhje me çmendurinë e cirqeve, me paturpësitë e teatrit [dhe] me mizoritë e arenës.» Sot, të krishterët e vërtetë janë po aq të kujdesshëm që të shmangin argëtimet e dhunshme, në çfarëdo forme të paraqiten—literaturë, program televiziv ose lojëra në kompjuter—duke mbajtur gjithnjë në mendje se Jehovai e urren «atë që do dhunën».—Psalmi 11:5.

[Figura në faqen 30]

Mozaik i një karrocieri fitues

[Figura në faqen 30]

Afresk ku tregohet një ndeshje me një luaneshë

[Figura në faqen 30]

Teatër romak i shekullit të parë

[Burimi]

Ciudad de Mérida

[Burimi i figurave në faqen 30]

Sipër dhe poshtë majtas: Museo Nacional de Arte Romano, Mérida