Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Perëndia kujdeset për ne!

Perëndia kujdeset për ne!

Perëndia kujdeset për ne!

MËNYRA se si e trajtoi Perëndia rebelimin që nisi në Eden, tregon dashurinë e tij të thellë për çdonjërin nga ne dhe interesimin për të ardhmen tonë. Ju lutemi të shqyrtoni dëshmitë e mëposhtme që provojnë se Perëndia kujdeset me të vërtetë për ne dhe të lexoni në Biblën tuaj shkrimet e përmendura.

● Ai na ka dhënë tokën, që është plot me bukuri natyrore, kafshë të mrekullueshme dhe ara pjellore.—Veprat 14:17; Romakëve 1:20.

● Na ka dhënë një trup të mrekullueshëm që na bën të mundur të gjejmë kënaqësi në gjërat e përditshme, si për shembull kur provojmë një ushqim të shijshëm, kur kundrojmë perëndimin e diellit, kur dëgjojmë një fëmijë që qesh ose kur ndiejmë prekjen e ngrohtë të një njeriu të dashur.—Psalmi 139:14.

● Ai na jep një drejtim të mençur që na ndihmon të përballojmë problemet dhe streset.—Psalmi 19:7, 8; 119:105; Isaia 48:17, 18.

● Ai na jep një shpresë të mrekullueshme për të ardhmen. Këtu përfshihet jeta në një parajsë në tokë dhe ringjallja e njerëzve të dashur që na kanë vdekur.—Luka 23:43; Gjoni 5:28, 29.

● Ai dërgoi Birin e tij të vetëmlindur të vdiste për ne, që të kemi shpresën për të jetuar përgjithmonë.—Gjoni 3:16.

● Ai ka vendosur në qiell Mbretërinë Mesianike dhe na ka dhënë prova me bollëk se kjo Mbretëri së shpejti do ta marrë plotësisht nën kontroll tokën.—Isaia 9:6, 7; Mateu 24:3, 4, 7; Zbulesa 11:15; 12:10.

● Ai na fton t’i afrohemi me anë të lutjes, t’i zbrazim zemrën dhe, kur bëjmë kështu, na dëgjon vërtet.—Psalmi 62:8; 1 Gjonit 5:14, 15.

● Ai i siguron vazhdimisht njerëzit për dashurinë dhe interesimin e tij të thellë.—1 Gjonit 4:9, 10, 19.