Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

«Vaktet së bashku na lidhin më shumë»

«Vaktet së bashku na lidhin më shumë»

«Vaktet së bashku na lidhin më shumë»

A MBLIDHENI si familje që të hani së bashku të paktën një vakt në ditë? Është për të ardhur keq, por sot, kur njerëzit janë gjithnjë me vrap, në shumë familje, secili ulet për të ngrënë kur ta ketë për mbarë ose kur t’i pëlqejë më tepër. Por, përveçse plotëson një nevojë fizike, një vakt së bashku si familje mund të plotësojë diçka edhe më të rëndësishme—nevojën për komunikim të ngrohtë e për lidhje të përzemërt mes familjarëve.

Algirdasi jeton në Lituani, në Evropën Veriore, bashkë me të shoqen, Rimën, dhe me tri vajzat. «Edhe pse unë jam në punë dhe vajzat në shkollë,—thotë Algirdasi,—i rregullojmë gjërat që të hamë darkë bashkë. Kur hamë bashkë, të gjithë tregojmë lirshëm si e kemi kaluar ditën, tregojmë për problemet, mendimet, planet, çfarë na pëlqen dhe çfarë nuk na pëlqen. Këtë kohë e përdorim edhe për biseda rreth besimit. Pa dyshim që vaktet së bashku na lidhin më shumë.»

Rima shton: «Edhe kur përgatitim ushqimin bashkë me vajzat, kemi mundësi të komunikojmë ngrohtë e hapur. Vajzat kënaqen kur punojmë bashkë në kuzhinë dhe, në të njëjtën kohë, fitojnë aftësi që do t’u vlejnë. Pra, edhe punojmë, edhe kënaqemi.»

Algirdasi, Rima dhe fëmijët e tyre po nxjerrin shumë dobi, ngaqë gjejnë kohë për të ngrënë një vakt së bashku. Nëse ju nuk e keni këtë zakon, përse të mos i rregulloni punët që të hani si familje të paktën një vakt në ditë, edhe sikur të jeni prind i vetëm? Shpërblimet do të jenë shumë më të mëdha se sakrificat.