Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

«A e feston festën e gjyshes?»

«A e feston festën e gjyshes?»

«A e feston festën e gjyshes?»

ISHTE një mëngjes i ftohtë dimri. Natalia, një 16-vjeçare në Poloni, po priste trenin kur dy gazetarë të një gazete vendëse iu afruan dhe e pyetën: «A e feston festën e gjyshes?»

Në Poloni, festa e gjyshes, festa e gjyshit, festa e nënës, festa e gruas dhe festa e mësuesit janë ditë të shënuara. Zakonisht, fëmijët e vegjël, kur është festa e gjyshes ose festa e gjyshit, u dërgojnë atyre kartolina urimi, kurse ata që janë më të rritur u japin gjyshërve dhurata ose lule.

Në fillim, Natalia nuk dinte ç’të thoshte, kur e pyetën. Por, pasi u lut në heshtje, ajo u tha gazetarëve: «Unë jam Dëshmitare e Jehovait dhe nuk e festoj festën e gjyshes.» Gazetarët mbetën të çuditur. Pastaj Natalia buzëqeshi dhe shtoi: «Unë jetoj me gjyshen, kështu që çdo ditë mund t’i çoj lule, mund të flas me të dhe ta falënderoj që është kaq e mirë. Pse u dashka ta nderoj vetëm një herë në vit?»

Kjo përgjigje e menduar mirë u bëri përshtypje gazetarëve, siç mund t’ju ketë bërë edhe juve. Gazeta që doli të nesërmen në mëngjes botoi edhe fjalët, edhe fotografinë e Natalisë.

A ju nxit ky shembull të pyesni veten, nëse edhe ju jeni të përgatitur që të shpjegoni arsyet për bindjet dhe sjelljen tuaj, sidomos kur ju pyesin papritur? Adhuruesit e vërtetë të Perëndisë përpiqen ta nderojnë atë, duke qenë gjithnjë gati të japin arsye për gjërat që besojnë e duke e bërë këtë me dëshirë kurdo që është e mundur.—1 Pjetrit 3:15.