Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dhuratë shumë e çmuar

Dhuratë shumë e çmuar

Dhuratë shumë e çmuar

Si ai që jep një dhuratë, ashtu edhe ai që e merr, gëzohen kur dhurata plotëson një nevojë e kur çmohet vërtet. Para pak kohësh, një nëpunëse në një post me rëndësi, në Meksikë, i shkroi zyrës së degës të Dëshmitarëve të Jehovait për ta falënderuar që kishte marrë librin Të mësojmë nga Mësuesi i Madh. Pjesërisht në letrën e saj thuhej:

«Përmbajtja e këtij libri vërtet s’ka të çmuar. Megjithëse bazohet në një libër shumë të lashtë, informacioni është i kohës dhe gjen zbatim në jetën e përditshme.

Jam e bindur se si prindër, duhet t’u ngulitim fëmijëve vlera që i ndihmojnë të kuptojnë si të veprojnë dhe të bëhen të zotë e të sillen me respekt e ndershmëri në një botë ku këto mungojnë. Mbi të gjitha, duhet t’i ndihmojmë të kuptojnë se ekziston një Qenie Supreme e dashur dhe e mirë. Besomëni, materiali që më dërguat do të më vlejë shumë, si nga ana profesionale në punë, ashtu edhe në detyrën që Krijuesi ynë na ka besuar si prindër, për t’i ndihmuar të vegjlit tanë të bëhen njerëz që i duan të tjerët.»

Kjo nëpunëse e kuptoi vlerën e mësimeve që nxjerrim nga fjalët dhe shembulli i Jezu Krishtit, që tregohen në librin Të mësojmë nga Mësuesi i Madh. Edhe ju mund ta merrni këtë libër me 256 faqe dhe me ilustrime të bukura, që ka formatin e kësaj reviste. Mund të kërkoni një kopje duke plotësuar kuponin shoqërues dhe duke e dërguar në adresën që tregohet aty ose në një adresë të përshtatshme në faqen 5 të kësaj reviste.

□ Pa marrë përsipër asnjë lloj detyrimi, dëshiroj një kopje të librit të treguar këtu.

□ Ju lutem të viheni në kontakt me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.