Pse është kaq i rëndësishëm ai?
Pse është kaq i rëndësishëm ai?
QË PREJ 2.000 vjetësh, i është kushtuar shumë vëmendje lindjes së Jezuit. Sipas Lukës, mjek në shekullin e parë, një engjëll i tha një vajze të virgjër me emrin Maria: «Ti do të mbetesh shtatzënë, do të lindësh një djalë dhe do t’ia vësh emrin Jezu.» Çfarë tha për Jezuin ai lajmëtar engjëllor? Ai tha: «Ky do të jetë i madh dhe do të quhet Bir i Më të Lartit.» Më tej shtoi se «ai [Jezui] do të mbretërojë» dhe se «mbretëria e tij s’do të ketë fund».—Luka 1:31-33.
Pa dyshim, pikërisht për këtë ka nevojë njerëzimi, për një sundimtar të drejtë që t’i drejtojë punët me dashuri në mbarë tokën. Shumë kohë para lindjes së Jezuit, Bibla paratha: «Na ka lindur një fëmijë, na është dhënë një bir dhe mbi supet e tij do të jetë qeveria. Ai do të quhet . . . Atë i Përjetshëm, Princ i Paqes. Qeveria e tij dhe paqja nuk do të kenë fund.»—Isaia 9:6, 7, New International Version.
Një qeveri e drejtë dhe paqe—ç’perspektivë e lavdishme! Por vini re se u paratha që kjo qeveri do të ishte mbi supet e një princi, ‘Princit të Paqes’. Kjo tregon se ai që është Mbret mbi gjithçka, Perëndia i Plotfuqishëm, ia beson këtë sundim Birit të tij. Prandaj, Jezui e quajti disa herë këtë qeveri që do ta drejtonte vetë, ‘mbretëria e Perëndisë’.—Luka 9:27, 60, 62.
Në fillimet e shërbimit të tij, Jezui tha: «Duhet t’ua shpall lajmin e mirë për mbretërinë e Perëndisë . . . sepse për këtë u dërgova.» (Luka 4:43) Madje Jezui i mësoi ithtarët e tij të luteshin që të vinte Mbretëria e Perëndisë. (Mateu 6:9, 10) Revista Krishterimi dhe kriza (anglisht) thotë se «Mbretëria ishte tema kryesore e mësimeve të [Jezuit]», dhe shton se «asnjë çështje tjetër nuk kishte kaq rëndësi në mendjen e tij e nuk zinte vend kaq kryesor në mesazhin e tij. Ajo përmendet më shumë se njëqind herë në tregimet e Ungjijve».
Pyetje për shqyrtim
Si e mendoni Jezuin sot? Sidomos në këtë kohë të vitit, ai portretizohet si një foshnjë në një koritë. Dhe është e vërtetë se për një kohë të shkurtër ai ishte një foshnjë e pafuqishme. (Luka 2:15-20) Por, a duhet të jetë kjo gjëja e parë që na vjen ndër mend kur kujtojmë Jezuin? Mendoni për këtë: pse Jezui lindi si një njeri? Kush ishte në të vërtetë ai?
Në Librin vjetor të Enkartës për vitin 1996 (anglisht) ngrihej pyetja: «A ishte Jezui Biri i Perëndisë, Mesia i premtuar në Biblën Hebraike? Apo ishte thjesht njeri, mbase i jashtëzakonshëm, por gjithsesi një njeri?» Këto pyetje meritojnë të shqyrtohen seriozisht. Pse? Sepse vetë jeta dhe lumturia jonë varet nga mënyra si e shohim Jezuin dhe si veprojmë ndaj tij. Bibla thotë: «Ai që tregon besim te Biri, ka jetë të përhershme, kurse ai që nuk i bindet Birit, nuk do të shohë jetë.»—Nuk ishte njeri i zakonshëm
Pasi tregon çfarë bëri Jezui në tempullin e Jerusalemit kur ishte 12 vjeç, Bibla thotë se ai u kthye në shtëpi me Marinë dhe burrin e saj, Jozefin, dhe se «[Jezui] vazhdoi t’u nënshtrohej atyre». (Luka 2:51, 52) Por, kur u rrit, u bë e qartë se ai nuk ishte njeri i zakonshëm.
Kur Jezui fashiti një stuhi në det, një mik i frikësuar tha: «Kush është ky?» (Marku 4:41) Në fund, në bazë të akuzave të rreme, Jezuin ia dorëzuan guvernatorit romak, Ponc Pilatit. I sigurt për pafajësinë e Jezuit dhe i prekur nga dinjiteti që tregoi ai përballë mizorisë dhe trajtimit të padrejtë, Pilati e paraqiti me admirim Jezuin para turmave, duke thënë me zë të lartë: «Ja, njeriu!» Por judenjtë ia kthyen: «Ne kemi një ligj, dhe sipas këtij ligji ai duhet të vdesë, sepse e bëri veten bir të Perëndisë.»—Gjoni 19:4-7.
Kur dëgjoi se Jezui ishte quajtur ‘bir i Perëndisë’, Pilatit i hyri frika. Më përpara, gruaja i kishte dërguar fjalë, duke i treguar se kishte parë një ëndërr për Jezuin, të cilin e quajti «njeri të drejtë». (Mateu 27:19) Kështu Pilati donte të dinte kush ishte në të vërtetë Jezui. Ndonëse e dinte se Jezui ishte nga Galilea, Pilati e pyeti: «Nga je?» Por Jezui nuk iu përgjigj dhe shpejt biseda mori fund.—Gjoni 19:9, 10.
Patjetër që Jezui ishte një njeri, por ai ndryshonte nga njerëzit e tjerë, sepse më parë kishte qenë një person frymor dhe në qiell njihej si Fjala. Pastaj, me anë të një mrekullie, Perëndia e transferoi jetën e tij në barkun e Marisë. Apostulli Gjon dëshmoi: «Fjala u bë mish e banoi mes nesh.»—Gjoni 1:1, 2, 14, 18; Zbulesa 3:14.
Përse duhej dikush me prejardhje hyjnore?
Adami, njeriu i parë, iu dorëzua mëkatit para se të bëhej me fëmijë. Një engjëll rebel, që më pas u quajt Djall dhe Satana, arriti ta nxiste që të mos i bindej Perëndisë. Perëndia e kishte paralajmëruar Adamin se po të mos i bindej, do ta humbte marrëdhënien që kishte me Të si bir i Perëndisë. E ndodhi pikërisht ashtu. Prandaj Adami Zanafilla 2:15-17; 3:17-19; Zbulesa 12:9.
vuajti pasojat. U bë i papërsosur, u plak dhe, në fund, vdiq.—Duke folur për pasojën që pati mosbindja e Adamit te të gjithë ne, pasardhësit e tij, Bibla shpjegon: «Ashtu si mëkati hyri në botë nëpërmjet një njeriu të vetëm, dhe vdekja nëpërmjet mëkatit, ashtu edhe vdekja u përhap në të gjithë njerëzit, sepse të gjithë kishin mëkatuar.» (Romakëve 5:12) Mjerisht, ne të gjithë trashëguam mëkatin nga paraardhësi ynë Adami, bashkë me pasojat e tij të rënda, pra plakjen dhe vdekjen.—Jobi 14:4; Romakëve 3:23.
Mund të çliroheshim nga këto pasoja vetëm po të kishim një Atë të përsosur, dikë që nuk kishte trashëguar mëkatin dhe pasojat e tij të tmerrshme. Shqyrtoni se si u morën masa që të vinte ky Atë i ri, i cili ishte njësoj me Adamin e përsosur.
Ai që duhej, erdhi
Siç mund ta kujtoni, ai që sipas premtimit quhet «Princ i Paqes», quhet edhe «Atë i Përjetshëm». Lindja e tij si njeri, u paratha kështu: «Ja, virgjëra do të ngjizë e do të lindë një djalë.» (Isaia 7:14, Simon Filipaj; Mateu 1:20-23) Jezui nuk kishte një baba njerëzor dhe as Adami, njeriu i parë nuk kishte. Duke ndjekur gjenealogjinë e Jezuit deri në fillimin e historisë njerëzore, historiani biblik, Luka, tregon se Adami në fillim ishte «bir i Perëndisë». (Luka 3:38) Por, siç kemi mësuar, Adami e humbi atë marrëdhënie si bir i Perëndisë—për veten dhe për të gjithë pasardhësit e tij. Pra, si të thuash, të gjithë kemi nevojë për një Atë të ri që të jetë i përsosur, siç ishte Adami kur u krijua.
Perëndia e dërgoi Birin e tij nga qielli që të ishte pikërisht Adami i ri që do të zëvendësonte të parin. Bibla thotë: «‘Njeriu i parë, Adami, u bë një shpirt i gjallë.’ Adami i fundit u bë një frymë jetëdhënëse. Njeriu i parë është nga toka dhe i bërë nga pluhuri, kurse njeriu i dytë është nga qielli.» (1 Korintasve 15:45, 47) Jezui, «Adami i fundit» është si «njeriu i parë, Adami», në kuptimin që ishte njeri i përsosur, në gjendje për të pasur pasardhës të përsosur, që mund të jetonin përgjithmonë në përsosmëri në tokë.—Psalmi 37:29; Zbulesa 21:3, 4.
Jezui, i cili nuk pati fëmijë, i qëndroi besnik Perëndisë deri në vdekje, pavarësisht nga çfarëdo sulmi që i bëri Satanai. Ai e sakrifikoi ose e dorëzoi jetën e tij të përsosur njerëzore, të cilën e jetoi duke mbajtur integritetin. Pikërisht, jeta që dha ai, quhet shpërblesë. Bibla shpjegon: «Falë tij ne kemi çlirimin [nga mëkati dhe vdekja të trashëguara prej Adamit] nëpërmjet shpërblesës me anë të gjakut të [Jezuit]». Gjithashtu thotë: «Ashtu si nëpërmjet mosbindjes së [Adamit], shumë u bënë mëkatarë, po ashtu edhe nëpërmjet bindjes së [Jezuit], shumë do të bëhen të drejtë.»—Efesianëve 1:7; Romakëve 5:18, 19; Mateu 20:28.
Nëse tregojmë besim te Jezui, ai do të bëhet për ne edhe «Atë i Përjetshëm», edhe «Shpëtimtar». Ai do të ushtrojë sundimin e tij princëror në mënyrë të mrekullueshme, teksa shërben si Sundimtar në Mbretërinë e Atit të tij. Më tej, le të shqyrtojmë si do të jetë jeta nën qeverisjen e tij dhe kur mund t’i kemi këto bekime të mëdha.—Luka 2:8-11.
[Figurat në faqen 5]
Si e mendoni Jezuin sot?
[Figura në faqen 6]
Pse Jezui quhet «Adami i fundit»?