Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

A e mbajnë betimin e virgjërisë?

A e mbajnë betimin e virgjërisë?

A e mbajnë betimin e virgjërisë?

VITET e fundit, midis të rinjve është përhapur betimi i virgjërisë ose betimi për të mos kryer marrëdhënie seksuale, gjë që tregohet me shprehje të tilla si «s’ka seks para martese». Ky zotim tregon synime të lavdërueshme dhe përputhet me atë që urdhëron Bibla. (1 Korintasve 6:18; Efesianëve 5:5) Megjithatë, se sa e mbajnë këtë betim, kjo është për t’u diskutuar. Sipas një ankete, rreth 60 për qind e adoleshentëve e thyen betimin brenda vitit.

Veç kësaj, është shqetësues fakti se si e kuptojnë disa të rinj shprehjen «të mos kryesh marrëdhënie seksuale» ose «virgjëri». Sharlin C. Xhaneti dhe Margaret Sagareze thonë në librin e tyre Të marrosura pas djemve! (anglisht): «Sipas specialistëve, ekziston një lidhje midis përhapjes së seksit oral, madje edhe seksit anal, dhe të rinjve që duan të mbeten ‘teknikisht’ të virgjër. Ata mendojnë se çdo akt seksual që nuk është marrëdhënie seksuale e mirëfilltë, nuk quhet seks.»

Me sa duket, kjo është një pikëpamje e përhapur. Pasi intervistoi më shumë se një mijë adoleshentë, një shkrimtar tha: «Ndoshta një ose dy në njëqind e quanin seksin oral seks.» Pastaj shtoi: «Duhet ta kuptoni se ka shumë të ngjarë që kështu të mendojë edhe fëmija juaj adoleshent, madje edhe nëse nuk ka hyrë ende në adoleshencë.»

Ata që ndjekin normat e Biblës e kuptojnë se seksi oral dhe seksi anal janë seks, siç tregohet qartë nga vetë emri. Urdhri biblik «të rrini larg nga kurvëria» («të mos përfshiheni fare në imoralitet seksual», Today’s English Version), nënkupton të gjitha marrëdhëniet seksuale të paligjshme.—1 Selanikasve 4:3.