Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Një rast që nuk duhet ta humbni

Një rast që nuk duhet ta humbni

Një rast që nuk duhet ta humbni

«Vazhdoni ta bëni këtë në kujtimin tim.» Këto fjalë, që i gjejmë te Luka 22:19, Zotëria ynë Jezu Krisht i tha kur themeloi Përkujtimin e vdekjes së tij. Pikërisht vdekja e Jezuit i hapi rrugën njerëzimit që të marrë jetën e përhershme në kushte parajsore. Prandaj, vdekja e tij është diçka që duhet ta kujtojmë.

A do ta ndiqni Përkujtimin këtë vit?

Ju lutemi, pranoni këtë ftesë të Dëshmitarëve të Jehovait që të kujtoni bashkë me ta këtë ngjarje të rëndësishme. Përkujtimi do të jetë pas perëndimit të diellit, në datën që përkon me 14 nisanin sipas kalendarit hënor biblik. Këtë vit, do të jetë të hënën, më 2 prill. Dëshmitarët e Jehovait në zonën tuaj, mund t’ju tregojnë vendin dhe orën e saktë kur do të kujtohet kjo ngjarje në lagjen tuaj.