Nga lexuesit tanë
Nga lexuesit tanë
Të rinjtë pyesin . . . Pse duhet të lexoj? (Maj 2006) Jam 15 vjeçe dhe ky artikull më ndihmoi shumë. E mora me vete revistën në shkollë, dhe mësuesja e pa. Në mësim, ajo foli për zakonet e leximit dhe e tregoi revistën Zgjohuni! para klasës. Tha se i kishte pëlqyer shumë artikulli dhe i këshilloi të gjithë që ta lexonin.
D.A.K., Brazil
Më përpara, nga revistat, zakonisht lexoja vetëm temat që më interesonin. Tani bëj çmos të lexoj çdo artikull, edhe nëse në fillim nuk më duket interesant. Kam parë që pothuajse gjithmonë ndodh që pikërisht këta artikuj më pëlqejnë më tepër se të tjerët. Faleminderit shumë.
E. G., Shtetet e Bashkuara
U gëzova kur mora vesh se edhe sot ka të rinj që veprojnë siç bëja unë. U pagëzova kur isha 14 vjeçe, kurse tani jam 40. Duke filluar pak kohë para pagëzimit, edhe unë e bëra zakon të lexoja çdo ditë disa faqe nga Zgjohuni! ose nga Kulla e Rojës. Mendoj se pikërisht falë këtij zakoni nuk më ka mbetur kurrë ndonjë artikull pa lexuar dhe kam mbajtur një gjendje të mirë frymore.
S. O., Japoni
Migel Servetosi: I vetëm në kërkim të së vërtetës (Maj 2006) Faleminderit për këtë artikull kaq me vlerë. Më inkurajoi shumë që të vazhdoj të predikoj dhe të mbroj emrin e Jehovait.
M. R., Brazil
Shumë veta e njohin Servetosin si një figurë të shquar në mjekësi. Megjithatë, në artikull zbuloheshin veçori të tjera mbresëlënëse të personalitetit të këtij studiuesi, siç ishte sinqeriteti dhe këmbëngulja për të zbuluar të vërtetën. Faleminderit për këtë artikull.
M. J., Spanjë
T’u bindesh paralajmërimeve është jetësore (Qershor 2006) Është vërtet e mrekullueshme të jesh në organizatën e dashur të Jehovait. Dua t’i falënderoj nga zemra të gjithë vëllezërit dhe motrat që më ndihmuan të rregulloja shtëpinë që u dëmtua rëndë nga uragani Katrina. Tani ajo është dëshmi e gjallë e dashurisë së tyre.
I. F., Shtetet e Bashkuara
Mëndafshi—«Mbreti i pëlhurave» (Qershor 2006) Që kur isha fëmijë, pyesja veten si bëhej mëndafshi. Sa u kënaqa kur pashë këtë artikull në Zgjohuni! Më pëlqeu shumë dhe më shtoi vlerësimin për krijesat e Jehovait.
A.K.L., Brazil
Shenjat kryesore të melanomës malinje (8 qershor, 2005) Duke parë fotografitë me ngjyra që kishte artikulli, kontrollova nishanet që kisha dhe dallova një nishan të zi të dyshimtë që ishte i fryrë. Ishte një melanomë malinje. Lumturisht, melanomën e operova dhe e hoqa kur ishte ende në fazat fillestare. E falënderoj Jehovain nga zemra për këtë informacion kaq të dobishëm.
K. N., Japoni