A është njeriu i duhur për mua?
Të rinjtë pyesin . . .
A është njeriu i duhur për mua?
Plotësoje pa u nxituar pyetësorin e mëposhtëm:
Cilat cilësi thelbësore kërkon sot te një bashkëshort i mundshëm? Në listën e mëposhtme vër një ✔ përbri katër tipareve që për ty janë më të rëndësishme.
․․․․․ i pashëm
․․․․․ drejtohet nga parimet biblike
․․․․․ miqësor
․․․․․ i besueshëm
․․․․․ pëlqehet
․․․․․ i moralshëm në shoqëri
․․․․․ ka humor
․․․․․ ka synime të qarta
Kur ishe më i ri ose më e re, a ke pasur simpati për dikë? Në listën e mësipërme vër një X përbri tiparit që të tërhiqte më shumë tek ai njeri në atë kohë.
NUK ka asgjë të keqe në secilin prej tipareve të mësipërme. Çdonjëri prej tyre ka të bukurën e vet. Por, a nuk je dakord se kur je i ri dhe simpatizon dikë, përqendrohesh te cilësi më sipërfaqësore, siç janë ato të renditura në kolonën e majtë?
Megjithatë, teksa rritesh, fillon të gjykosh më thellë e të shqyrtosh tipare më të rëndësishme, siç janë ato të renditura në kolonën e djathtë. Për shembull, fillon të kuptosh se vajza më e bukur e lagjes mund të mos jetë njeri i besueshëm ose një shok klase që pëlqehet në shoqëri mund të mos jetë i moralshëm. Nëse ‘e ke kaluar lulen e rinisë’, koha kur dëshirat seksuale bëhen të forta për herë të parë, ka shumë të ngjarë të shohësh përtej tipareve sipërfaqësore kur i përgjigjesh pyetjes: a është njeriu i duhur për mua?—1 Korintasve 7:36.
A është çdokush i përshtatshëm?
Në rrjedhën e viteve, ka mundësi që të simpatizosh disa persona të gjinisë tjetër. Por, jo çdokush prej tyre është i përshtatshëm. Ajo që kërkon në të vërtetë është një shok jete, dikush që do të të bëjë të shfaqësh cilësitë e tua më të mira dhe tek i cili do të ndikosh po njëlloj edhe ti. (Mateu 19:4-6) Kush mund të jetë ky njeri? Para se t’i përgjigjesh kësaj pyetjeje, ke nevojë ‘të shihesh në pasqyrë’ dhe ta shqyrtosh me ndershmëri veten.—Jakovi 1:23-25.
Për ta njohur më mirë veten, përgjigjju pyetjeve të mëposhtme:
Çfarë cilësish të mira kam?
․․․․․
Çfarë të metash ose dobësish kam?
․․․․․
Cilat janë nevojat e mia emocionale dhe frymore?
․․․․․
Nuk është e lehtë të njohësh veten, por mund të fillosh me pyetje si këto. * Sa më mirë ta njohësh veten, aq më mirë do të dish të gjesh dikë që do të përforcojë cilësitë e tua të mira, jo dobësitë e tua. Po nëse mendon se tashmë e ke gjetur njeriun e duhur?
A do të ecë mbarë kjo lidhje?
Për t’ju përgjigjur kësaj pyetjeje, shikoje me një sy realist shokun ose shoqen tënde. Por, kujdes! Ndoshta prirja është të shohësh vetëm ato që dëshiron të shohësh. Prandaj mos u nxito. Përpiqu të kuptosh karakterin e vërtetë të personit tjetër.
Shumë veta që njihen me dikë, nuk shohin përtej sipërfaqes. Ata përqendrohen shpejt te gjërat që kanë të përbashkëta: ‘Kemi të njëjtat shije për muzikën.’ ‘Na pëlqejnë të njëjtat aktivitete.’ ‘Jemi dakord për çdo gjë.’ Megjithatë, siç u tha më sipër, në rast se e ke kaluar lulen e rinisë, do të shohësh përtej tipareve sipërfaqësore. Duhet të dallosh ‘njeriun e fshehtë të zemrës’.—1 Pjetrit 3:4; Efesianëve 3:16.
Për shembull, në vend që të përqendrohesh se sa shumë ju përputhen mendimet kur jeni dakord, mund të jetë më e dobishme të vësh re se çfarë ndodh kur nuk jeni dakord. Me fjalë Galatasve 5:19, 20; Kolosianëve 3:8) Apo tregohet i arsyeshëm, pra është i gatshëm të hapë rrugë për hir të paqes kur është thjesht çështje preferencash?—Jakovi 3:17.
të tjera, si reagon tjetri kur keni mosmarrëveshje? A ngul këmbë që t’i dalë e vetja me ‘shpërthime zemërimi’ ose me ‘sharje’? (Diçka tjetër që duhet parë me kujdes: a është xheloz ose një njeri që kërkon të kontrollojë çdo gjë? A kërkon të dijë çdo lëvizje që bën? Nikola, një vajzë e re, thotë: «Prirja për të kontrolluar gjithçka dhe xhelozia janë shenja të rrezikshme. Kam dëgjuar për çifte që po njihen dhe që grinden, pasi njëri nuk duron dot kur tjetri nuk i telefonon vazhdimisht për t’i ‘raportuar’; kjo është shenjë e keqe.»
Çfarë mendimi kanë të tjerët për shokun ose shoqen tënde? Do të ishte mirë të flitje me njerëz që e njohin prej kohësh atë person, siç mund të jenë disa njerëz të pjekur në kongregacionin e tij ose të saj. Ata do të të tregojnë nëse për të ‘flitet mirë’.—Veprat 16:1, 2. *
A duhet të ndaheni?
Po nëse kupton se njeriu me të cilin po njihesh nuk do të ishte një bashkëshort i përshtatshëm? Atëherë mbase është e mençur t’i japësh fund lidhjes. Bibla thotë: «Mendjehollë është ai që e sheh të keqen dhe fshihet.»—Proverbat 22:3. *
Me kalimin e kohës, mund të njihesh me dikë tjetër. Nëse ndodh kështu, pa dyshim që do të kesh një pikëpamje edhe më të ekuilibruar, që e ke fituar nga përvoja. Ndoshta atëherë, përgjigjja e pyetjes ‘A është njeriu i duhur për mua?’ do të jetë po!
[Shënimet]
^ par. 25 Për pyetje të tjera që mund t’i bësh vetes, shih në faqen 30 të revistës Zgjohuni!, janar 2007.
^ par. 31 Shih edhe pyetjet në kutitë e faqeve 19, 20.
^ par. 33 Për më shumë informacione rreth ndarjes, shih Zgjohuni!, prill 2001, faqet 12-14.
PËR TË MENDUAR
▪ Çfarë cilësish ke për të qenë një bashkëshort i mirë?
▪ Cilat janë disa prej cilësive që kërkon te një bashkëshort?
▪ Si mund të mësosh më shumë për karakterin, sjelljen dhe reputacionin që ka njeriu me të cilin po njihesh?
[Kutia në faqen 19]
A do të ishte një bashkëshort i mirë?
TIPARET THELBËSORE
❑ Si e ushtron autoritetin?—Mateu 20:25, 26.
❑ Çfarë synimesh ka?—1 Timoteut 4:15.
❑ A po përpiqet tani t’i arrijë këto synime?—1 Korintasve 9:26, 27.
❑ Cilët janë miqtë e tij?—Proverbat 13:20.
❑ Çfarë qëndrimi ka për paratë?—Hebrenjve 13:5, 6.
❑ Ç’lloj zbavitjesh pëlqen?—Psalmi 97:10.
❑ Çfarë tregon mënyra se si vishet—2 Korintasve 6:3.
❑ Si e tregon dashurinë për Jehovain?—1 Gjonit 5:3.
TIPARE TË TJERA
❑ A është punëtor?—Proverbat 6:9-11.
❑ A di të administrojë mirë paratë?—Luka 14:28.
❑ A ka reputacion të mirë?—Veprat 16:1, 2.
❑ A i nderon prindërit?—Dalja 20:12.
❑ A interesohet për të tjerët?—Filipianëve 2:4.
SHENJA TË KËQIJA
❑ A nxehet shpejt?—Proverbat 22:24.
❑ A përpiqet të të përfshijë në sjellje seksuale të gabuar?—Galatasve 5:19.
❑ A ka prirjen të godasë fizikisht ose me fjalë?—Efesianëve 4:31.
❑ A kërkon medoemos të ketë pije alkoolike që të zbavitet?—Proverbat 20:1.
❑ A është xheloz ose egoist?—1 Korintasve 13:4, 5.
[Kutia në faqen 20]
A do të ishte një bashkëshorte e mirë?
TIPARET THELBËSORE
❑ Si e tregon nënshtrimin në familje dhe në kongregacion?—Efesianëve 5:21, 22.
❑ Çfarë tregon mënyra se si vishet?—1 Pjetrit 3:3, 4.
❑ Cilët janë miqtë e saj?—Proverbat 13:20.
❑ Çfarë qëndrimi ka për paratë?—1 Gjonit 2:15-17.
❑ Çfarë synimesh ka?—1 Timoteut 4:15.
❑ A përpiqet tani t’i arrijë këto synime?—1 Korintasve 9:26, 27.
❑ Ç’lloj zbavitjesh pëlqen?—Psalmi 97:10.
❑ Si e tregon dashurinë për Jehovain?—1 Gjonit 5:3.
TIPARE TË TJERA
❑ A është punëtore?—Proverbat 31:17, 19, 21, 22, 27.
❑ A di të administrojë mirë paratë?—Proverbat 31:16, 18.
❑ A ka reputacion të mirë?—Rutha 4:11.
❑ A i nderon prindërit?—Dalja 20:12.
❑ A interesohet për të tjerët?—Proverbat 31:20.
SHENJA TË KËQIJA
❑ A është grindavece?—Proverbat 21:19.
❑ A përpiqet të të përfshijë në sjellje seksuale të gabuar?—Galatasve 5:19.
❑ A ka prirjen të godasë fizikisht ose me fjalë?—Efesianëve 4:31.
❑ A kërkon medoemos të ketë pije alkoolike që të zbavitet?—Proverbat 20:1.
❑ A është xheloze ose egoiste?—1 Korintasve 13:4, 5.