Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

«Ndiqni Krishtin!»

«Ndiqni Krishtin!»

«Ndiqni Krishtin!»

Kongresi krahinor i Dëshmitarëve të Jehovait

Këto kongrese triditore filluan në maj në Shtetet e Bashkuara dhe do të vazhdojnë deri në vitin 2008 në qindra qytete anembanë botës. Në shumicën e vendeve, programi do të fillojë me muzikë, të premten në orën 9.20. Çdo ditë, programi do të na e përqendrojë vëmendjen te Jezui.

Të premten, programi do të ketë temën «‘Mbajeni shikimin të ngulur te Kryepërfaqësuesi dhe Përsosësi i besimit tonë, Jezui’». (Hebrenjve 12:2) Fjalimi hapës titullohet «Pse të ndjekim ‘Krishtin’?» Më pas do të mbahet simpoziumi me tri pjesë «Të kuptojmë rolin e Jezuit si: Moisiu më i Madh, Davidi më i Madh, Solomoni më i Madh». Sesioni i paradites do të përfundojë me fjalimin kyç «Roli i pashoq i Jezuit në qëllimin e Jehovait».

Të premten pasdite fjalimi i parë do të jetë «‘Kemi gjetur Mesinë!’». Pas tij do të jetë fjalimi me temë «Të gjejmë thesaret ‘që janë fshehur me kujdes tek ai’». Simpoziumi me pesë pjesë, që do të zgjatë një orë, titullohet «Mbani qëndrimin mendor të Krishtit». Ai do të përfshijë fjalimet: «Ai ‘i priti me dashamirësi’», «Ai ‘u bind madje deri në vdekje’» dhe «Ai ‘i deshi ata deri në fund’». Ky sesion do të mbyllet me fjalimin «Ata ‘vazhdojnë të ndjekin Qengjin, kudo që të shkojë’».

Të shtunën, programi do të ketë temën «‘Delet e mia e dëgjojnë zërin tim, . . . dhe ato më ndjekin’». (Gjoni 10:27) Gjatë simpoziumit me temë «Ndiqni modelin e Jezuit në shërbim», i cili do të zgjatë një orë, do të jepen sugjerime praktike për të përmirësuar shërbimin. Pas fjalimeve «Ai ‘e donte drejtësinë dhe e urrente paligjshmërinë’: Po ju?» dhe «‘Kundërvijuni Djallit’, siç bëri Jezui», programi i paradites do të mbyllet me fjalimin e pagëzimit. Pastaj do të pagëzohen ata që janë kualifikuar për pagëzim.

Të shtunën pasdite, programi do të fillojë me simpoziumin «Mos ndiqni . . . ». Gjashtë pjesët e tij janë «‘Shumicën’», «‘Zemrën dhe sytë tuaj’» «‘Gjërat e kota’», «‘Mësuesit e rremë’», «‘Përrallat’» dhe «‘Satanain’». Në vijim do të jenë fjalimet «Pse ka më shumë vlerë ‘të mësohemi nga Jehovai’?» dhe «Ndihmojini të kthehen prapë në kope». Dita e shtunë do të përfundojë me fjalimin «‘Eja e bëhu ithtari im’», që do të jetë një nga pikat kulmore të kongresit.

Të dielën, programi do të ketë temën «‘Vazhdo të më ndjekësh’». (Gjoni 21:19) Pas fjalimit «Ndiqni Krishtin, mos ‘i bëni bisht’», simpoziumi me gjashtë pjesë, i titulluar «Xhevahire të çmuara nga Predikimi në Mal», do të përqendrohet në thënie të tilla të Jezuit si: «Lum ata që janë të vetëdijshëm se kanë nevojë të mësojnë për Perëndinë», «Bëj më parë paqe me vëllanë tënd» dhe «Bëjeni zakon të jepni, dhe do t’ju japin». Programi i paradites do të përfundojë me fjalimin publik «Cilët janë ithtarët e vërtetë të Krishtit?». Pika kulmore e programit të pasdites do të jetë një dramë me kostume, e bazuar te tregimi biblik për Gehazin, shërbëtorin lakmitar të Eliseut, profetit të Perëndisë. Kongresi do të mbyllet me fjalimin «Vazhdoni të ndiqni Krishtin, Udhëheqësin tonë të pamposhtur!»

Planifikoni që tani të merrni pjesë. Për të ditur vendin më të afërt ku do të mbahet ky kongres, flitni me Dëshmitarët e Jehovait në zonën tuaj ose u shkruani botuesve të kësaj reviste. Në numrin e 1 marsit të revistës Kulla e Rojës, shoqëruesja e kësaj reviste, tregohen vendet ku do të mbahen kongreset në Shqipëri dhe në Kosovë.