«Tamam ajo që na duhej!»
«Tamam ajo që na duhej!»
Kështu tha e emocionuar një nënë në Itali kur mori librin Të mësojmë nga Mësuesi i Madh. «S’i mbaja dot lotët»,—tha ajo. Pastaj tha për vajzën e saj të vogël: «Ajo akoma nuk di të lexojë, por falë figurave, i mban mend gjërat kryesore. Është shumë e vëmendshme sepse shpesh duhet të marrë pjesë edhe ajo, pasi libri është shkruar si një bashkëbisedim me lexuesin. S’mund të merrnim dhuratë më të mirë se kjo.»
Një baba në Itali tregoi se ai dhe e shoqja vritnin mendjen se si do të flitnin me djalin e tyre për seksin. «Kur doli ky botim i ri,—thanë ata,—e ndiem se Perëndia e kishte kuptuar shqetësimin tonë. Pasi e shqyrtuam, folëm me njëri-tjetrin se sa shumë do ta nxitë ky libër i ri djalin tonë që të mendojë mirë e të arsyetojë.»
Një vajzë e re në Japoni, të cilën e kishin ngacmuar seksualisht kur ishte fëmijë, shkroi në shenjë mirënjohjeje për librin: «Qava me dënesë dhe e falënderoja Jehovain pa pushim. Ky libër i tregon qartë dhe saktë gjërat që mund të hasin fëmijët në këtë botë të ligë. Me ëmbëlsi, pyetjet e nxitin fëmijën të shprehë atë që ka në zemër. Sa i mrekullueshëm është kapitulli 32 për të mbrojtur fëmijët nga njerëzit e ligj! Jeta ime mund të kishte qenë shumë ndryshe nëse do ta kisha 20 vjet më parë një mjet të tillë edukues dhe që i trajton gjërat hapur.»
Edhe ju mund ta merrni këtë libër me 256 faqe dhe me ilustrime të bukura, që ka formatin e kësaj reviste. Mjafton të plotësoni kuponin shoqërues dhe ta dërgoni në adresën që tregohet aty ose në një adresë të përshtatshme në faqen 5 të kësaj reviste.
□ Pa marrë përsipër asnjë lloj detyrimi, dëshiroj një kopje të librit që tregohet këtu. Trego në cilën gjuhë.
□ Ju lutem të kontaktoni me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.