Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Kërkoni këshilla të mira

Kërkoni këshilla të mira

Hapi 1

Kërkoni këshilla të mira

Pse ta bëni këtë hap? Kur prindërit mbajnë në krahë për herë të parë një të sapolindur, papritmas mund t’i pushtojnë ndjenja kontradiktore. «Isha i lumturuar dhe i mrekulluar,—thotë Breti, një baba që jeton në Britani.—Por në të njëjtën kohë, më mbyti ndjenja e përgjegjësisë dhe u ndjeva i papërgatitur për punën që më priste.» Monika, një nënë që jeton në Argjentinë, thotë: «Kisha merak në do t’ia plotësoja nevojat siç duhej vogëlushes sime. Pyesja veten: ‘A do të jem e zonja ta edukoj që të bëhet njeri i përgjegjshëm?’»

A mund ta kuptoni gëzimin dhe frikën e këtyre prindërve? Sigurisht, të rritësh një fëmijë është një nga punët më të vështira, por që të sjell më shumë kënaqësi, një nga punët më të lodhshme, por edhe më shpërblyese që mund të bëjë njeriu. Siç tha një baba, «rritja e fëmijës është një mundësi që të jepet vetëm një herë». Duke pasur parasysh që prindërit kanë një ndikim të jashtëzakonshëm te shëndeti dhe lumturia e fëmijëve, mbase e ndieni shumë të nevojshme që të kërkoni këshilla të besueshme se si të jeni një prind më i mirë.

Vështirësia: Duket sikur çdokush di të japë këshilla se si t’i rritësh fëmijët. Në të kaluarën, prindërit e rinj merrnin si drejtim shembullin e prindërve të tyre ose bindjet fetare. Por në shumë vende, familja po prishet dhe ndikimi i fesë ka rënë. Si pasojë, shumë prindër u drejtohen për këshilla specialistëve në fushën e rritjes së fëmijëve. Disa prej këshillave të specialistëve bazohen në parime të shëndosha. Por ka raste kur këshillat e tyre mund të jenë kontradiktore dhe shpejt mund të konsiderohen të vjetëruara.

Zgjidhja: Kërkoni këshilla nga i vetmi Person që di më shumë nga të gjithë se si rriten fëmijët, nga Krijuesi i njeriut, Perëndia Jehova. (Veprat 17:26-28) Fjala e tij, Bibla, ka edhe këshilla të drejtpërdrejta, edhe shembuj praktikë që mund t’ju ndihmojnë të bëheni prind më i mirë. Ai premton: «Do të të këshilloj duke i mbajtur sytë mbi ty.»​—Psalmi 32:8.

Çfarë këshillash u jep Perëndia prindërve që të rritin fëmijë të lumtur?

[Diçitura në faqen 3]

«Beso te Jehovai me gjithë zemër dhe mos u mbështet në kuptueshmërinë tënde.»​—Proverbat 3:5