Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Besimi i një fëmije (gusht 2006)  Mezi pres ta shoh Dastinin dhe miliona të tjerë që kanë vdekur, të vrapojnë e të hidhen plot gjallëri rinore në botën e re që do të vijë së shpejti.

A. A., Sri-Lankë

Besimi i Dastinit dhe guximi i tij i madh më prekën thellë. Historia e tij më ka ndihmuar të shqyrtoj çfarë vendi zë e vërteta në jetën time dhe të vë në radhë të parë gjërat më të rëndësishme. Tani e kuptoj se kryesore për mua në jetë duhet të jenë marrëdhënia e mirë me Jehovain dhe interesat e Mbretërisë.

M. K. V., Brazil

Zemra m’u prek nga vendosmëria dhe vlerësimi i Dastinit për të vërtetën. Gjërat që bëri, treguan se donte t’i pëlqente Jehovait dhe t’u shërbente të tjerëve. Edhe unë, ashtu si Dastini, dua ‘ta përfundoj vrapimin dhe ta ruaj besimin’.

M. N., Japoni

Jam shtatë vjeçe. Faleminderit që botuat këtë përvojë. Më ngeli në mendje sa besim të fortë kishte Dastini te Jehovai, megjithëse kishte një sëmundje të keqe. Shembulli i tij më inkurajoi të bëj më shumë për Perëndinë.

T. D., Itali

Forma të mahnitshme te bimët (shtator 2006)  Ky artikull më përpiu të tërën për një orë e gjysmë fiks. Sa shumë të mësonte! Bëra disa diagrame që ta kuptoja më mirë. Por, ju lutem, vini re se thyesa 13/21 nuk shpreh me shumë afërsi pjesën e artë të këndit të plotë, por pjesën tjetër prej 222,5 gradësh.

L. K., Shtetet e Bashkuara

«Zgjohuni!» përgjigjet: Disa lexues me të drejtë theksojnë se pjesa e artë e këndit të plotë është afërsisht 222,5 gradë. Përse në artikullin tonë thuhej se këndi i artë është 137,5 gradë, pra i njëjti kënd, i matur në drejtimin e kundërt të akrepave të orës? Në burimin MathWorld në Internet thuhet: «Këndi i artë është këndi që ndan një kënd të plotë [360°] sipas një raporti të artë (por i matur në drejtim të kundërt, kështu që është më pak se 180°).» Duke shpjeguar se përse matematikanët dhe shkencëtarët e shprehin kështu këndin e artë, matematikani britanik dr. Ron Nati thotë: «Ne kemi prirjen ‘të shohim’ këndin më të vogël.» Prandaj, ndonëse pjesa e artë është afërsisht 13/21 (më shumë se gjysma ), këndi i artë në përgjithësi shprehet me 137,5 gradë (më pak se gjysma ).

«Të burgosur për shkak të besimit» (prill 2006)  Nuk jam Dëshmitar i Jehovait, por kjo nuk më pengon të kem respektin më të madh për anëtarët e fesë suaj. Takova disa Dëshmitarë gjatë kohës që isha i burgosur në kampet e përqendrimit të Gros-Rozenit dhe Bukenvaldit. Sjellja e tyre ishte kaq shembullore dhe bindjet e tyre fetare ishin kaq të forta, saqë fituan respektin dhe admirimin e të gjithë të burgosurve të tjerë. Edhe SS-ve u bënin përshtypje. Dëshmitarët e Jehovait do të jenë gjithnjë të mirëpritur në shtëpinë time.

P. V., Shtetet e Bashkuara