«Ah, sikur ta lexonte çdo njeri!»
«Ah, sikur ta lexonte çdo njeri!»
Lexuesja që shkroi këto fjalë po fliste për librin T’i afrohemi Jehovait. Më tej shtonte: «Tani që e kuptoj edhe më mirë dashurinë e Jehovait, do t’u tregoj edhe më shumë dashuri të tjerëve.» Një lexuese tjetër tha me mirënjohje: «Nuk e shpreh dot me fjalë sa shumë më ka pëlqyer ky libër dhe sa i dobishëm ka qenë. . . . Sa më shumë e lexoja, aq më shumë inkurajohesha.»
Në katër pjesët e tij kryesore, libri T’i afrohemi Jehovait shqyrton cilësitë kryesore të Perëndisë: fuqinë, drejtësinë, mençurinë dhe dashurinë. «Ky libër më ka ndihmuar të shoh cilësitë e shkëlqyera të Atit tim qiellor,—tha një lexuese.—Më ka ndihmuar të kuptoj se është e mundur që t’i imitoj cilësitë e tij, po ta lejoj frymën e tij të shenjtë të veprojë në jetën time.»
Pasi studioi kapitullin 26, «Një Perëndi që është ‘gati të falë’», Joana, një e re në Poloni, tha: «Ato që kam lexuar në këtë libër janë si një thesar i çmuar për mua, dhe zbulimi i këtij thesari ka qenë mjaft i rëndësishëm në jetën time.»
Besojmë se edhe ju do të gjeni ndihmë të vlefshme dhe ngushëllim nga ky libër me 320 faqe. Mund të kërkoni një kopje duke plotësuar kuponin shoqërues dhe duke e dërguar në adresën që tregohet aty ose në një adresë të përshtatshme në faqen 5 të kësaj reviste.
□ Pa marrë përsipër asnjë lloj detyrimi, dëshiroj një kopje të librit që tregohet këtu.
Trego në cilën gjuhë.
□ Ju lutem të kontaktoni me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.