Fundi i katastrofave po afrohet
Fundi i katastrofave po afrohet
TËRMETET, luftërat, zia e bukës dhe sëmundjet janë ndër gjërat që sipas fjalëve të Jezuit do të karakterizonin ‘përfundimin e sistemit’ në të cilin jetojmë tani. (Mateu 24:3, 7, 8; Luka 21:7, 10, 11) Sigurisht, në këto gjëra nuk ka gisht Perëndia. Ato nuk vijnë as nga Jezui dhe as nga Ati i tij, Perëndia Jehova.
Përkundrazi, këto ngjarje të parathëna janë një shenjë se po afrohet Mbretëria e Perëndisë, një qeveri qiellore në duart e Jezu Krishtit, si dhe shkatërrimi i të gjithë atyre që hedhin poshtë sovranitetin e Jehovait. (Danieli 2:44; 7:13, 14) Pas kësaj, toka do të jetë një liman paqeje, ku nuk do të ekzistojë më frika nga katastrofat natyrore. Në kuptimin e plotë të fjalës, do të përmbushet ky premtim i Perëndisë: «Populli im do të banojë në një vend paqësor, në banesa plotësisht të sigurta e në vende pushimi të qeta.»—Isaia 32:18.
Dëgjoni Perëndinë që të jetoni
Siç u shpjegua në artikullin pararendës të kësaj serie, po t’u vëmë veshin paralajmërimeve, Proverbat 1:33.
mund të shpëtojmë jetën. Ky parim zbatohet edhe më tepër për paralajmërimet që jep Perëndia në Bibël. Perëndia premton: «Ai që më dëgjon, do të banojë i sigurt dhe i patrazuar nga tmerri i gjëmës.»—Dëshmitarët e Jehovait përpiqen me gjithë shpirt ta dëgjojnë Perëndinë duke e lexuar rregullisht Fjalën e tij të frymëzuar dhe duke zbatuar mësimet që gjejnë aty. Ata ju ftojnë që edhe ju të bëni të njëjtën gjë. Po, të gjithë ata që e dëgjojnë dhe i binden Jehovait nuk ka pse t’i frikësojë e ardhmja dhe gjëma që do të bjerë mbi të ligjtë. Përkundrazi, ata mund të presin me gëzim jetën e përhershme në Parajsë mbi tokë, ku «do të kënaqen pa masë me paqen e pafund».—Psalmi 37:10, 11.
[Kutia në faqen 8]
NGUSHËLLIM PËR TË PIKËLLUARIT
A ju ka vdekur ndonjë i afërm, ndoshta në një katastrofë natyrore ose në ndonjë ngjarje tjetër tragjike? Pothuajse 2.000 vjet më parë, miku i ngushtë i Jezuit, Lazari, vdiq në moshë të re. Me ta marrë vesh, Jezui shkoi në fshatin e Lazarit, në Betani dhe e ngriti nga «gjumi» i vdekjes.—Gjoni 11:1-44.
Jezui nuk e kreu këtë mrekulli vetëm ngaqë e donte Lazarin dhe familjarët e tij, por edhe për t’i dhënë më shumë peshë premtimit të vet se do të ringjallë «të gjithë ata që janë në varre» kur të qeverisë Mbretëria e tij. (Gjoni 5:28, 29) Po, në parajsën që do të vijë, Jezui do të zhbëjë të gjitha dëmet që erdhën për shkak të rebelimit në Eden. *—1 Gjonit 3:8.
[Shënimi]
^ par. 10 Për disa këshilla nga Shkrimet se si ta përballoni vdekjen e një njeriu të dashur, si edhe për një shqyrtim më të hollësishëm të premtimit për ringjalljen, ju lutemi të shihni broshurën Kur të vdes një njeri i dashur . . . , botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.
[Kutia dhe figura në faqen 9]
NJË TËRMET NDRYSHOI DREJTIMIN TIM NË JETË
Në vitin 1971 isha një nënë e re dhe synoja të bëhesha soprano në opera. Më 1957 isha larguar nga vendlindja ime, Vinipegu, në Manitobë të Kanadasë, për të qenë afër Hollivudit, në Kaliforni të SHBA-së, me shpresën që të ndiqja dashurinë time të parë, muzikën.
Çdo verë, për nëntë vjet me radhë, mamaja, që ishte Dëshmitare e Jehovait, vinte nga Kanadaja për të më takuar. I shfrytëzonte këto raste që të më fliste për Biblën, e bindur se në të gjendeshin këshillat më të mira për lumturinë dhe jetën familjare. E doja mamanë dhe e dëgjoja me respekt. Megjithatë sa ikte ajo, i hidhja botimet që më kishte dhënë, e sigurt se jeta ime kishte marrë drejtimin e duhur.
Por një të martë, pa zbardhur ende, në shkurt të vitit 1971, një tërmet 6,6 ballësh të shkallës Rihter më shkundi sa më zgjoi. Ishte një zhurmë shurdhuese dhe një lëkundje e fortë. E tmerruar, shkova vrap tek im bir, por shyqyr, ishte në krevatin e tij. Kur lëkundja mbaroi, qelqurinat e thyera dhe gjithçka që kishte qenë nëpër rafte, ishin shpërndarë në dysheme, kurse uji i pishinës ishte përhapur në oborr. Edhe pse familja ime shpëtoi shëndoshë e mirë, s’isha në gjendje të flija prapë.
Mamaja më kishte folur për «ditët e fundit» dhe se një karakteristikë për to do të ishin ‘tërmetet e mëdha’. (2 Timoteut 3:1; Luka 21:7-11) Atë verë ajo u kthye si çdo vit, por nuk kishte marrë literaturë biblike. Ngaqë më kishte dëshmuar për nëntë vjet pa asnjë rezultat, mendonte se nuk kisha interes. Por e kishte gabim. Që kur hyri në shtëpi e mbyta me pyetje. Papritur, të kënduarit dhe fama nuk më hynin edhe aq në sy.
Po atë javë, bashkë me mamanë shkova në mbledhjet e krishtere në Sallën e Mbretërisë, e që atëherë, rrallë ka qëlluar të humb ndonjë mbledhje. Ajo mori masa që unë të filloja një studim biblik në shtëpi. U pagëzova më 1973 dhe sot harxhoj mesatarisht 70 orë në muaj duke u shpallur të tjerëve lajmin e mirë për Mbretërinë e Perëndisë. (Mateu 24:14) Po, në vend që të ma rrënonte besimin te Perëndia, tërmeti më ndihmoi ta ndërtoja besimin.—Treguar nga Kolin Esparsa.