Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Zemra të vrara, besim i rrënuar

Zemra të vrara, besim i rrënuar

Zemra të vrara, besim i rrënuar

«KUDO kishte trupa të pajetë dhe nuk e gjenim dot ku ndodhej më parë shtëpia jonë»,—tha një burrë nga Sri-Lanka kur tsunami shkatërroi fshatin e tij në dhjetor të 2004-ës. Në një artikull për atë katastrofë, një redaktor artikujsh fetarë tha se ndonjëherë «lutet duke shtrënguar dhëmbët me zemërim».

Shumë veta i shohin katastrofat natyrore si ndëshkim nga Perëndia. Një gazetar e quajti «grusht të Perëndisë» një uragan shkatërrimtar. Në Shtetet e Bashkuara, disa krerë fetarë u shprehën se dukuri të tilla, si uragani Katrina, ishin «tërbimi i Perëndisë» kundër «qyteteve mëkatare». Në Sri-Lankë, disa militantë budistë fajësuan të krishterët për tsunamin, duke e thelluar më tej përçarjen fetare. Një njeri me pozitë në një tempull hinduist besonte se perëndia Shiva ishte zemëruar, ngaqë njerëzit nuk ishin në udhë të mbarë. Një udhëheqës fetar budist në Shtetet e Bashkuara tha për katastrofat natyrore: «Nuk e dimë përse ndodhin këto gjëra. Nuk dimë as përse ekzistojmë.»

Kur shihni pamje që flasin për shtëpi të rrënuara, jetë të humbura dhe zemra të vrara, a e pyetni ndonjëherë veten: ‘Pse Perëndia lejon që të ketë kaq shumë vuajtje?’ Apo mendoni: ‘Perëndia duhet të ketë arsye të forta që i lejon këto gjëra, por nuk na i ka treguar neve këto arsye.’ Artikujt vijues do të trajtojnë këtë çështje. Gjithashtu do të tregojnë disa hapa praktikë që mund të bëjnë njerëzit për të zvogëluar rrezikun e dëmtimit dhe të vdekjes po t’i kërcënojë ose po të ndodhë një katastrofë natyrore.

[Figura në faqen 3]

Shumë krerë fetarë nuk e dinë përse Perëndia i lejon katastrofat natyrore