Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Më ndihmoi për referatin në shkollë

Më ndihmoi për referatin në shkollë

Më ndihmoi për referatin në shkollë

Në një shkollë profesionale në Gjermani ka shumë nxënës të huaj. Ata janë nga Afrika e Jugut, Franca, Gjeorgjia, India, ish-Jugosllavia, Libani, Polonia, Rusia, Ukraina dhe Vietnami.

Një nga nxënëset shkruan: «Kur na u dha rasti për të bërë një referat në shkollë, dola vullnetare. Tema që zgjodha ishte ‘Përgjigje praktike për pyetjet e të rinjve’, dhe u bazova te libri Të rinjtë pyesin . . . Përgjigje praktike. Nxënësve u bënë përshtypje temat e këtij libri dhe këshillat e dobishme që jepeshin aty.

Kur mbarova, më falënderuan me një duartrokitje të fortë. Meqë të gjithë ata mësojnë gjuhë të huaja dhe e kuptojnë mirë anglishten, u shpërndava 30 kopje të librit Të rinjtë pyesin në anglisht dhe i dhashë një kopje në gjermanisht mësueses.»

Në ditët vijuese, kjo nxënëse e vazhdoi bisedën me disa nga shokët e shoqet, dhe ata treguan interes. Ajo u la edhe botime të tjera të bazuara në Bibël në gjuhën arabe, bengale, gjeorgjiane, polake, ruse, spanjolle dhe vietnameze.

Mbase edhe ju njihni ndonjë të ri që mund të nxjerrë dobi nga libri Të rinjtë pyesin. Ndër 39 kapitujt e tij përfshihen tema të tilla, si: «Si mund të bëj shokë të vërtetë?», «Marrëdhëniet seksuale para martesës» dhe «Si mund të di nëse është dashuri e vërtetë?» Mund ta kërkoni këtë libër duke plotësuar kuponin shoqërues dhe duke e dërguar në adresën që tregohet aty ose në një adresë të përshtatshme në faqen 5 të kësaj reviste.

□ Pa marrë përsipër asnjë detyrim, dëshiroj një kopje të librit që tregohet këtu.

□ Ju lutem të kontaktoni me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.