Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Nga energjia elektrike te drita shpirtërore

Nga energjia elektrike te drita shpirtërore

Nga energjia elektrike te drita shpirtërore

NGA NJË SHKRIMTAR I ZGJOHUNI! NË ITALI

▪ Në fillim të viteve 1900 në malet e Pistojës, Itali, nisi të zhvillohej industria. Me qëllim që të transportonin si lëndën e parë, ashtu edhe produktet përfundimtare, u ndërtua një hekurudhë elektrike. Kjo hekurudhë e ngushtë, që u përurua më 21 qershor 1926, gjarpëronte në kodra e male për afro pesëmbëdhjetë kilometra.

Treni furnizohej me energji elektrike nëpërmjet një nëncentrali (sipër majtas). Por me kalimin e kohës, rënia e trafikut të mallrave bëri që hekurudha të mos përdorej më dhe të mbyllej në vitin 1965. Por çfarë ndodhi me ndërtesat që ishin ngritur përgjatë saj? Disa u rrënuan ngaqë u lanë pas dore; të tjera u kthyen në klube dhe stacione autobusësh.

Nëncentrali elektrik u restaurua. Më 1997 atë e bleu Shoqata e Dëshmitarëve të Jehovait në komunën e San-Marçelo-Pistojezes dhe më pas u bë një Sallë Mbretërie nga më të spikaturat në Toskanë (poshtë majtas). Pjesëtarët e kongregacionit që mblidhet në këtë ish-nëncentral, ‘shkëlqejnë si ndriçues’ në këto zona malore, ndërsa predikojnë me zell lajmin e mirë për Mbretërinë e Perëndisë. (Filipianëve 2:15; Mateu 24:14) Po, një ndërtesë që fillimisht përdorej për të shpërndarë energji elektrike, tani përdoret për të rrezatuar dritë në aspektin shpirtëror.—Mateu 5:14-16; 28:19, 20.