Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

«Tregohuni mirënjohës»

«Tregohuni mirënjohës»

«Tregohuni mirënjohës»

▪ Bibla i nxit shpesh adhuruesit e Perëndisë të falënderojnë. Te Psalmi 92:1 thuhet: «Është mirë të të falënderosh ty, o Jehova.» Po kështu apostulli Pavël këshillon: «Tregohuni mirënjohës.»—Kolosianëve 3:15.

Ka arsye mjaft të vlefshme pse të jemi mirënjohës. Profesori Robert Emons pranë Universitetit të Kalifornisë në Devis, thotë: «Studimet për mirënjohjen po çojnë në përfundimin se kjo ndjenjë është jashtëzakonisht e vlefshme për t’i ndihmuar njerëzit të përballojnë problemet e përditshme, sidomos stresin, dhe të kenë respekt për veten.»

Revista Time nxjerr në pah diçka tjetër: «Njerëzit që thonë se ndihen mirënjohës . . . zakonisht janë më të gjallë e më optimistë, kanë më pak stres dhe kalojnë më rrallë depresione të rënda, se njerëzit e tjerë në përgjithësi.»

Por, siç paratha Bibla, mjerisht «në ditët e fundit» shumë njerëz do të ishin «të dashuruar me veten» dhe «mosmirënjohës». (2 Timoteut 3:1-5) Si mund të ruhen të krishterët e vërtetë që të mos ndikohen nga kjo frymë? Autori i Biblës thotë: «Unë Jehovai, jam Perëndia yt, Ai që të mëson se si të nxjerrësh dobi për vete, Ai që të vë të ecësh nëpër udhën nga duhet të shkosh.» (Isaia 48:17) Duke u vënë veshin ligjeve të Perëndisë, shmangim shumë nga vuajtjet që kalojnë ata që u kushtohen synimeve egoiste. Gjithashtu, kemi sigurinë se Jehovai i sheh përpjekjet tona dhe do të na shpërblejë për to. (Hebrenjve 6:10) Këto dobi na nxitin ‘ta falënderojmë Jehovain’.—Psalmi 107:8.