Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Më i pëlqyer se çdo lodër

Më i pëlqyer se çdo lodër

Më i pëlqyer se çdo lodër

A është e mundur që fëmijëve të vegjël t’u pëlqejë më shumë një libër sesa lodrat? Po ka mundësi, nëse prindërit i mësojnë me librat që nga foshnjëria. Mebrahtu dhe Anxhela, një çift në Kaliforni, filluan t’i lexonin vajzës së tyre librin Të mësojmë nga Mësuesi i Madh që sa e sollën nga materniteti në shtëpi.

Prindërit shkruanin: «Kjo ka bërë që ta dojë librin Mësuesi i Madh. Kur ishte vetëm 12-muajshe filloi të na kërkonte vetë që t’i lexonim librin e Jezuit, siç e quante ajo. Xhuliana tani është tre vjeçe dhe mezi pret ato çaste të ngrohta që kalon me mamin dhe babin çdo ditë. Nuk e teprojmë po të themi se vajza jonë e pëlqen këtë libër më shumë se çdo lodër. Figurat dhe ilustrimet, janë mjete të efektshme për të mësuar. Edhe ne si prindër mësojmë shumë.»

Mund ta kërkoni këtë libër me 256 faqe dhe me ilustrime të bukura, që ka formatin e kësaj reviste. Mjafton të plotësoni kuponin shoqërues dhe ta dërgoni në adresën që tregohet aty ose në një adresë të përshtatshme në faqen 5 të kësaj reviste.

□ Pa marrë përsipër asnjë detyrim, dëshiroj librin që tregohet këtu.

□ Ju lutem të kontaktoni me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.