Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Një libër për të gjithë njerëzit

Një libër për të gjithë njerëzit

Një libër për të gjithë njerëzit

Si mendoni, cili libër e meriton këtë përshkrim? Një grua në Kolorado, SHBA, mori broshurën me titull Një libër për të gjithë njerëzit, e cila tregon përmbajtjen e Biblës dhe përse është një libër me shumë vlerë që gjithkush duhet ta lexojë sot. Në një letër të shkurtër falënderimi për broshurën, ajo shkroi:

«Më pëlqeu sa s’bëhet. E lexova fund e krye. S’e hiqja dot nga duart. Ajo nxjerr në pah të gjitha aspektet kryesore të Fjalës së Perëndisë dhe shpjegon bukur si pajtohet Bibla me shkencën. Broshura tregon si është përkthyer Bibla që të gjithë njerëzit të kenë mundësi ta lexojnë dhe si ka mbijetuar ajo.»

Po, Bibla është libri më i jashtëzakonshëm dhe është përhapur më shumë se çdo libër tjetër në histori. Ndonëse përfundoi rreth 2.000 vjet më parë, ajo është e saktë shkencërisht dhe mësimet e saj janë një udhërrëfyes praktik për kohët tona.

Mund ta kërkoni këtë broshurë me 32 faqe duke plotësuar kuponin shoqërues dhe duke e dërguar në adresën që tregohet aty ose në një adresë të përshtatshme në faqen 5 të kësaj reviste.

□ Pa marrë përsipër asnjë detyrim, dëshiroj broshurën që tregohet këtu.

□ Ju lutem të kontaktoni me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.