Si ta gjeni fenë e vërtetë?
Si ta gjeni fenë e vërtetë?
Disa mund të thonë: ‘Nëse ekziston e vërteta nga Perëndia, pse duhet ta kërkojmë? Nëse Perëndia ka një mesazh të rëndësishëm për njerëzimin, a nuk do ta kishte përcjellë në mënyrë aq të qartë, saqë njerëzit ta kuptonin menjëherë, pa iu dashur ta kërkojnë?’
SIGURISHT, Perëndia e ka aftësinë për ta bërë këtë. Por, a ka zgjedhur këtë mënyrë për të përcjellë të vërtetën?
Si e përcjell Perëndia të vërtetën?
Perëndia i përcjell mesazhet e tij në një mënyrë që i lejon njerëzit që kërkojnë të vërtetën, t’i zbulojnë këto mesazhe. (Psalmi 14:2) Shqyrtoni mesazhin që Perëndia dha shekuj më parë nëpërmjet profetit Jeremia. Ai iu drejtua popullit rebel të Perëndisë në lidhje me shkatërrimin e Jerusalemit nga babilonasit.—Jeremia 25:8-11; 52:12-14.
Mirëpo, në të njëjtën kohë, edhe disa profetë të tjerë pretendonin se flitnin në emër të Perëndisë. Hananiahu profetizoi se Jerusalemi do të kishte paqe. Ky mesazh ishte krejt i ndryshëm nga ai që shpallte Jeremia. Prandaj, kujt t’i besonin njerëzit—Jeremisë apo atyre që e kundërshtonin?—Jeremia 23:16, 17; 28:1, 2, 10-17.
Që të dinin se kush kishte të drejtë, judenjtë e sinqertë duhej të njihnin Jehovain si person. Duhej të kuptonin ligjet dhe parimet e tij, si dhe qëndrimin e tij ndaj keqbërjeve. Në këtë mënyrë, do të kishin pranuar fjalët që Jehovai tha nëpërmjet Jeremisë se ‘nuk kishte asnjeri që të pendohej për ligësinë e tij’. (Jeremia 8:5-7) Gjithashtu, do të kishin kuptuar se kjo situatë e trishtueshme nuk parathoshte asgjë të mirë për Jerusalemin dhe banorët e tij.—Ligji i përtërirë 28:15-68; Jeremia 52:4-14.
Profecitë e Jeremisë për Jerusalemin dolën të vërteta. Qyteti u rrafshua nga babilonasit në vitin 607 p.e.s.
Megjithëse pasojat e mosbindjes ishin parathënë shumë kohë më parë, duheshin përpjekje për të kuptuar se kishte mbërritur dita që Perëndia të vepronte.
Si është përcjellë e vërteta e krishterë?
Ç’të themi për të vërtetën që shpalli Jezu Krishti? A e pranuan të gjithë si një mesazh nga Perëndia? Jo. Ndonëse Jezui ishte mes popullit të Izraelit, i mësoi dhe kreu mrekulli, shumica e atyre që e dëgjuan, nuk e kuptuan se ai ishte Mesia i parathënë—Krishti ose i Mirosuri.
Farisenjve që e pyetën se kur do të vinte Mbretëria e Perëndisë, Jezui u tha: «Mbretëria e Perëndisë kur të vijë, nuk do të bjerë në Luka 17:20, 21) Sundimtari i emëruar nga Perëndia, Jezui, ishte mes tyre. Mirëpo ata farisenj i mbyllën sytë para provave se ai po përmbushte profecitë mesianike, dhe nuk e pranuan si ‘Krishtin, Birin e Perëndisë së gjallë’.—Mateu 16:16.
sy.» Dhe shtoi: «Mbretëria e Perëndisë është mes jush.» (Njerëzit reaguan njësoj edhe ndaj së vërtetës që predikuan dishepujt e krishterë të shekullit të parë. Ndonëse mrekullitë ndihmuan për të treguar se Perëndia po i mbështeste këta dishepuj, e vërteta ende nuk ishte e qartë për shumicën e njerëzve. (Veprat 8:1-8; 9:32-41) Jezui u kishte caktuar ndjekësve të tij që ‘të bënin dishepuj’ duke i mësuar ata. Ngaqë i dëgjuan dhe i mësuan të vërtetat biblike, njerëzit e sinqertë që kërkonin të vërtetën u bënë besimtarë.—Mateu 28:19; Veprat 5:42; 17:2-4, 32-34.
Njësoj ndodh edhe sot. ‘Lajmi i mirë për mbretërinë po predikohet në gjithë tokën e banuar si dëshmi për të gjitha kombet.’ (Mateu 24:14) Predikimi i këtij mesazhi nuk bëhet medoemos në një mënyrë që ‘bie në sy’, pra aq dukshëm sa çdo njeri ta kuptojë se është nga Perëndia. Gjithsesi, e vërteta e Perëndisë është e dukshme dhe u prek zemrën njerëzve të ndershëm që duan ta adhurojnë Perëndinë sipas mënyrës që ai miraton.—Gjoni 10:4, 27.
Fakti që ju po lexoni këtë revistë biblike, tregon se ka shumë të ngjarë të jeni duke kërkuar me sinqeritet të vërtetën. Si mund ta përcaktoni se cila fe mëson të vërtetën?
Një metodë e suksesshme
Në shekullin e parë, apostulli Pavël i lavdëroi disa banorë të Beresë për mënyrën si reaguan ndaj predikimit të tij. Ata nuk e pranuan menjëherë si të vërtetë atë që tha Pavli; megjithatë, e dëgjuan me respekt. Mund të mësojmë nga ajo që bënë bereasit pasi dëgjuan mesazhin e Pavlit.
Shqyrtoni se çfarë thotë Bibla: «[Bereasit] ishin me mendje më fisnikë se ata në Selanik, pasi e pranuan fjalën me etje të madhe, dhe çdo ditë i shqyrtonin me kujdes Shkrimet, për të parë nëse ato gjëra ishin ashtu. Kështu, shumë prej tyre u bënë besimtarë.» (Veprat 17:10-12) Pra, bereasit nuk ishin sipërfaqësorë. Ata nuk pritnin të arrinin në përfundime vetëm pas dy a tri bisedash të shkurtra me Pavlin.
Vini re edhe se bereasit «e pranuan fjalën me etje të madhe». Kjo na tregon qëndrimin që kishin ata ndaj studimit të Shkrimeve. Ata nuk ishin naivë, por as cinikë. Nuk ishin kritikë ndaj gjërave që shpjegoi Pavli, i cili po u përcillte mesazhin nga Perëndia.
Veprat 17:4, 12) Nuk u dorëzuan, duke arritur në përfundimin se e vërteta nuk mund të gjendet. Arritën ta dallonin fenë e vërtetë.
Gjithashtu, bereasit po dëgjonin për herë të parë për krishterimin. U dukej gjë e bukur, madje tepër e bukur për t’u besuar. Por, në vend që ta shpërfillnin, ata shqyrtuan me kujdes Shkrimet për t’u siguruar ‘nëse gjërat që thoshte Pavli ishin ashtu’. Vini re edhe se bereasit dhe selanikasit që bënë një shqyrtim të hollësishëm të Shkrimeve, u bënë besimtarë. (Si ndikon e vërteta te njerëzit?
Kur dikush gjen të vërtetën, ashtu si bereasit, nxitet që t’u flasë me entuziazëm për të edhe të tjerëve. Ata mund të mos jenë dakord, duke menduar se do të ishte shenjë përulësie të mendosh që edhe fetë e tjera mund të jenë të vërteta. Sidoqoftë, kur dikush e ka gjetur të vërtetën biblike, është plotësisht i bindur. Nuk ka më dyshime nëse e vërteta mund të gjendet apo nëse të gjitha fetë të çojnë në shpëtim. Por, për të gjetur të vërtetën pikësëpari duhet bërë një shqyrtim i sinqertë, dhe kjo kërkon përulësi.
Dëshmitarët e Jehovait kanë bërë një shqyrtim të tillë. Ja përse besojnë se kanë gjetur fenë e vërtetë. Ata ju ftojnë të shqyrtoni Shkrimet që të arrini të dalloni se cila është feja e vërtetë. Megjithëse për këtë nuk do të mjaftonte të shqyrtonit thjesht një listë me disa pika, kutia në këtë faqe, që përmend disa fakte për të krishterët e shekullit të parë, mund të jetë një pikënisje.
Nëse pranoni të studioni Biblën pa pagesë në shtëpinë tuaj me Dëshmitarët e Jehovait, mund të shqyrtoni thellësisht çfarë mëson vërtet Bibla. Kështu do të kuptoni se cila është feja e vërtetë.
[Kutia në faqen 9]
Karakteristika të fesë së vërtetë
Ja disa nga gjërat që bënin dhe mësonin të krishterët e shekullit të parë:
▪ Udhëhiqeshin nga Fjala e Perëndisë.—2 Timoteut 3:16; 2 Pjetrit 1:21.
▪ U mësonin të tjerëve se Jezui ishte Biri i Perëndisë, se nuk ishte vetë Perëndia, por ishte i nënshtruar ndaj Tij.—1 Korintasve 11:3; 1 Pjetrit 1:3.
▪ U mësonin të tjerëve se të vdekurit do të kthehen në jetë kur të ringjallen në të ardhmen.—Veprat 24:15.
▪ Njiheshin nga të gjithë për dashurinë që mbizotëronte mes tyre.—Gjoni 13:34, 35.
▪ Nuk adhuronin secili sipas mënyrës së vet, por ishin të organizuar në kongregacione dhe ishin të bashkuar nën drejtimin e mbikëqyrësve dhe të një trupi udhëheqës, të cilët e pranonin Jezuin si kreun e tyre.—Veprat 14:21-23; 15:1-31; Efesianëve 1:22; 1 Timoteut 3:1-13.
▪ Predikonin me zell Mbretërinë e Perëndisë si shpresën e vetme për njerëzit.—Mateu 24:14; 28:19, 20; Veprat 1:8.
[Figura në faqen 7]
Si mund ta kuptonin njerëzit se Jeremia ishte profet i vërtetë, ndërkohë që të tjerët e kundërshtonin?
[Figurat në faqet 8, 9]
Bereasit e shekullit të parë e dëgjuan Pavlin, por pastaj i shqyrtuan Shkrimet për t’u siguruar se gjërat që thoshte ishin të vërteta
[Figura në faqet 8, 9]
Një studim i kujdesshëm i Biblës mund t’ju ndihmojë të kuptoni se cila është feja e vërtetë