Ditët e fundit kur?
Ditët e fundit kur?
«BRENDA pak më shumë se një miliard vitesh presim që Toka të kthehet në një shkretëtirë djerrë e të zhuritur. Vështirë ta marrim me mend se si do të mbijetojnë format shumëqelizore të jetës.» Kështu thoshte në një numër të fundit revista Sky & Telescope. Pse? Revista Astronomy thotë: «Dielli do të djegë aq shumë, sa detet do të ziejnë dhe kontinentet do të piqen. Ky skenar apokaliptik nuk është thjesht një e vërtetë e papëlqyeshme—është fati ynë i pashmangshëm.»
Megjithatë, Bibla thotë: «Ti [Perëndia] e vendose tokën mbi themele të forta; ajo nuk do të lëkundet asnjëherë, po, kurrën e kurrës.» (Psalmi 104:5) Sigurisht që Krijuesi i tokës është në gjendje ta mbajë në ekzistencë. Faktikisht, ai «e krijoi . . . që të banohej». (Isaia 45:18) Por, nuk kishte ndër mend që të banohej nga njerëz të ligj e të vdekshëm. Perëndia ka caktuar një kohë kur do të rivendosë sundimin e tij me anë të Mbretërisë për të cilën flitet te Danieli 2:44.
Jezui predikoi për Mbretërinë e Perëndisë. Ai foli për një kohë kur do të gjykoheshin kombe e popuj. Paralajmëroi për një shtrëngim të tillë që s’kishte ndodhur kurrë më parë. Dha edhe një shenjë të përbërë për të treguar se kur do të ishte afër fundi i kësaj bote.—Mateu 9:35; Marku 13:19; Luka 21:7-11; Gjoni 12:31.
Fakti që një njeri kaq i rëndësishëm sa Jezui foli për këto gjëra, ka nxitur fantazinë e shumë njerëzve. Kur do të ndodhnin këto ngjarje? Duke studiuar profecitë dhe kronologjinë e Biblës, disa janë përpjekur të përcaktojnë kohën e saktë se kur do të vinte fundi. Një nga njerëzit që bënë kërkime për këtë çështje ishte matematikani i shekullit të 17-të, Isak Njutoni, zbuluesi i ligjit të rëndesës.
Jezui u tha dishepujve të vet: «Nuk ju takon juve të njihni kohët ose stinët që ka vendosur Veprat 1:7) Gjithashtu, kur dha ‘shenjën e pranisë [së tij] dhe të përfundimit të sistemit’, Jezui tha: «Atë ditë dhe atë orë s’e di askush, as engjëjt e qiejve, as Biri, por vetëm Ati.» (Mateu 24:3, 36) Pastaj, pasi e krahasoi shkatërrimin e njerëzve të ligj në ditët e Noesë me shkatërrimin që do të ndodhte gjatë ‘pranisë së Birit të njeriut’, Jezui shtoi: «Prandaj, qëndroni vigjilentë, sepse nuk e dini në ç’ditë vjen Zotëria juaj.»—Mateu 24:39, 42.
Ati me autoritetin e vet.» (Pra, ndonëse nuk na është zbuluar koha e saktë e ardhjes së fundit të këtij ‘sistemi’, «shenja» që dha Jezui do të na bënte të kuptonim se kur do të ishim në atë periudhë kohe që Bibla e quan «ditët e fundit». (2 Timoteut 3:1) Do të ishte një kohë në të cilën do të duhej ‘të rrinim zgjuar’, që ‘t’ia dilnim mbanë të shpëtonim nga të gjitha këto gjëra që do të ndodhnin’.—Luka 21:36.
Para se të jepte shenjën, Jezui paralajmëroi: «Kujdes se mos mashtroheni. Shumë veta do të vijnë në emrin tim e do të thonë: ‘Unë jam ai’, dhe ‘Koha e caktuar është afruar’. Mos shkoni pas tyre. Veç kësaj, kur të dëgjoni ushtima luftërash dhe trazira, mos u tmerroni, sepse këto gjëra do të ndodhin së pari, por fundi nuk vjen menjëherë.»—Luka 21:8, 9.
Cila është shenja?
Duke na treguar disa nga karakteristikat e ditëve të fundit, Jezui vazhdoi të thoshte: «Do të ngrihet komb kundër kombi dhe mbretëri kundër mbretërie, do të ketë tërmete të mëdha, murtaja dhe mungesë ushqimi nga njëri vend në tjetrin. Njerëzit do të shohin pamje të frikshme dhe shenja të mëdha që vijnë nga qielli.» (Luka 21:10, 11) Jezui shtoi: «Ky lajm i mirë për mbretërinë do të predikohet në gjithë tokën e banuar si dëshmi për të gjitha kombet, dhe atëherë do të vijë fundi.» (Mateu 24:14) Ngjarjet që përmendi Jezui—luftërat, tërmetet, murtajat, mungesa e ushqimit—në vetvete nuk do të ishin gjëra të reja. Këto kanë ndodhur që nga fillimet e hershme të historisë njerëzore. Ndryshimi do të ishte se ato do të ndodhnin të gjitha në të njëjtën periudhë kohe.
Pyesni veten: ‘Kur janë shfaqur në të njëjtën periudhë kohe të gjitha aspektet që paratha Jezui?’ Që nga viti 1914, njerëzimi ka parë me sytë e vet luftëra botërore shkatërrimtare; tërmete të mëdha me pasoja tragjike, si tsunamet; sëmundje të përhapura vdekjeprurëse, si malarja, gripi spanjoll dhe SIDA; mungesa ushqimi që kanë shkaktuar vdekjen e miliona vetave; një klimë globale frike, si pasojë e kërcënimeve nga terrorizmi dhe armët e shkatërrimit në masë; si dhe veprën mbarëbotërore të predikimit të lajmit të mirë për Mbretërinë qiellore të Perëndisë, të kryer nga Dëshmitarët e Jehovait. Këto ngjarje kanë ndodhur pikërisht siç kishte parathënë Jezui.
Mos harroni edhe atë që shkroi Pavli: «Dije se në ditët e fundit do të ketë kohë 2 Timoteut 3:1-5) Po, në mbarë tokën ‘kohët kritike’ do të bëheshin të dukshme nga përhapja e shfrenuar e paligjshmërisë, paperëndishmërisë, mizorisë dhe e sulmeve egoiste. *
kritike, të vështira për t’u përballuar. Njerëzit do të jenë të dashuruar me veten, të dashuruar pas parave, mendjemëdhenj, fodullë, blasfemues, të pabindur ndaj prindërve, mosmirënjohës, të pabesë, pa përzemërsi të natyrshme, nuk do të jenë të gatshëm për asnjë marrëveshje, shpifës, pa vetëkontroll, të egër, pa dashuri për mirësinë, tradhtarë, kokëkrisur, të krekosur, kënaqësidashës në vend se perëndidashës, që duket sikur kanë një formë të përkushtimit hyjnor, por në jetën e tyre nuk ndikohen nga fuqia e tij.» (Sidoqoftë, a mund t’i përkasin ende së ardhmes këto ‘ditë të fundit’ që i paraprijnë fundit të sistemit? A ka dëshmi të tjera që tregojnë se kur do të fillonin ato?
Kur do të fillonte ‘koha e fundit’?
Pasi Danielit iu shfaq një pamje paraprake e ngjarjeve që do të ndodhnin shumë e shumë vite më vonë, një engjëll i tha profetit: «Gjatë asaj kohe [«në kohën e fundit» që përmendet te Danieli 11:40] do të ngrihet Mikaeli [Jezu Krishti], princi i madh, që qëndron përkrah bijve të popullit tënd.» (Danieli 12:1) Ç’do të bënte Mikaeli?
Libri i Zbulesës flet për kohën kur Mikaeli do të vepronte si Mbret. Aty thuhet: «Në qiell shpërtheu lufta: Mikaeli dhe engjëjt e tij luftuan kundër dragoit. Edhe dragoi bashkë me engjëjt e tij luftoi, por nuk fitoi, dhe për ta nuk pati më vend në qiell. Kështu, u hodh poshtë dragoi i madh, gjarpri i hershëm, që quhet Djall dhe Satana, i cili mashtron gjithë tokën e banuar. U hodh poshtë në tokë ai bashkë me engjëjt e tij. Prandaj, gëzoni, o qiej, dhe ju që banoni në ta! Mjerë ti tokë e ti det, sepse Djalli zbriti ndër ju me zemërim të madh, ngaqë e di se ka një periudhë kohe të shkurtër!»—Zbulesa 12:7-9, 12.
Kronologjia biblike tregon se kjo betejë që do të pastronte qiellin nga Satanai dhe demonët e tij, do të sillte një mjerim të madh në tokë, për shkak se Djalli do të ishte i zemëruar ngaqë e dinte se i kishte mbetur një periudhë kohe e shkurtër për të sunduar tokën. Zemërimi i tij do të shtohej gjatë ditëve të fundit, deri në disfatën e plotë që do të pësonte në luftën e Harmagedonit.—Zbulesa 16:14, 16; 19:11, 15; 20:1-3.
Pasi përmendi rezultatin e asaj beteje qiellore, apostulli Gjon shpalli: «Tani erdhi shpëtimi, fuqia, mbretëria e Perëndisë tonë dhe autoriteti i Krishtit të tij, sepse u hodh poshtë paditësi i vëllezërve tanë, i cili i padit ata ditë e natë para Perëndisë tonë!» (Zbulesa 12:10) A e keni vërejtur se ky varg shpall vendosjen e Mbretërisë nën sundimin e Krishtit? Po, kjo Mbretëri qiellore u vendos në vitin 1914. * Megjithatë, siç tregon Psalmi 110:2, Jezui do të sundonte «mes armiqve [të tij]», deri në kohën kur Mbretëria ta shtrinte sundimin e saj në tokë, ashtu siç kishte bërë edhe në qiell.—Mateu 6:10.
Është interesante se engjëlli që i tregoi profetit Daniel ngjarjet që do të ndodhnin, shtoi: «Ndërsa ti, o Daniel, mbaji të fshehta fjalët dhe vulose librin, deri në kohën e fundit. Shumë do të enden lart e poshtë dhe njohuria e vërtetë do të jetë e bollshme.» (Danieli 12:4) Këto fjalë japin dëshmi të mëtejshme se tani jemi «në kohën e fundit». Domethënia e këtyre profecive është bërë tashmë e qartë dhe po shpallet anembanë botës. *
Kur do të mbarojnë «ditët e fundit»?
Bibla nuk e thotë se sa do të zgjatin ditët e fundit. Megjithatë, në ditët e fundit situata botërore do të përkeqësohet, ndërkohë që koha e mbetur për Satanain sa vjen e shkurtohet. Apostulli Pavël paralajmëroi se «njerëzit e ligj dhe mashtrues do të shkojnë keq e më keq, duke mashtruar e duke u mashtruar edhe vetë». (2 Timoteut 3:13) Duke folur për ato që ende duhej të ndodhnin, Jezui tha: «Ato ditë do të jenë ditë të një shtrëngimi të tillë, që nuk ka pasur që kur Perëndia filloi të krijonte e deri në atë kohë, dhe as që do të ketë përsëri. Në të vërtetë, po të mos i shkurtonte Jehovai ditët, asnjë mish nuk do të shpëtonte. Por, për hir të të zgjedhurve të tij, ai i ka shkurtuar ditët.»—Marku 13:19, 20.
Disa nga ngjarjet që akoma duhet të ndodhin janë ‘shtrëngimi i madh’, që përfshin edhe luftën e Harmagedonit, dhe burgosja e Satanait dhe e demonëve të tij, që të mos ndikojnë mbi tokën. (Mateu 24:21) «Perëndia që nuk mund të gënjejë» na ka siguruar se këto gjëra do të ndodhin. (Titit 1:2) Harmagedoni dhe hedhja e Satanait në humnerë do të jenë pasojë e ndërhyrjes së Perëndisë.
Nën frymëzimin hyjnor, apostulli Pavël na tregoi me saktësi se çfarë do t’i paraprinte shkatërrimit që do të sjellë Perëndia. Në lidhje me «kohët dhe stinët», ai shkroi: «Dita e Jehovait vjen tamam si një hajdut natën. Kur të thonë: ‘Paqe dhe siguri!’, atëherë një shkatërrim i beftë do të bjerë në çast mbi ta, ashtu si dhembjet e lindjes zënë një grua shtatzënë, dhe kurrsesi nuk do të shpëtojnë.» (1 Selanikasve 5:1-3) Nuk thuhet se çfarë e shkakton thirrjen e rreme për «paqe dhe siguri», dhe vetëm koha do ta tregojë; megjithatë, kjo nuk do ta pengojë ardhjen e ditës së gjykimit nga Jehovai. *
Nëse jemi të bindur se këto profeci janë të vërteta, njohja e këtyre fakteve do të na nxitë të veprojmë. Në ç’mënyrë? Pjetri përgjigjet: «Meqë të gjitha këto gjëra do të shpërbëhen, tregoni kujdes se ç’lloj personash duhet të jeni në vepra të shenjta sjelljeje dhe në veprime të përkushtimit hyjnor, duke pritur dhe duke e mbajtur gjithnjë në mend praninë e ditës së Jehovait!» (2 Pjetrit 3:11, 12) Megjithatë, ju mund të pyesni: ‘Ç’dobi kam unë nga kjo?’ Artikulli vijues do t’i përgjigjet kësaj pyetjeje.
[Shënimet]
^ par. 12 Për dëshmi të mëtejshme se po jetojmë në «ditët e fundit» shihni revistën Zgjohuni! të prillit 2007, faqet 8-10; Kullën e Rojës, 15 shtator 2006, faqet 4-7 dhe 1 tetor 2005, faqet 4-7, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.
^ par. 18 Hollësi për kronologjinë biblike mund të gjeni në faqet 215-218 të librit Çfarë mëson vërtet Bibla?, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.
^ par. 19 Shihni librin Kushtoju vëmendje profecive të Danielit! dhe Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2008, faqet 31-39, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.
^ par. 23 Shihni librin Zbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!, faqet 250-251, paragrafët 13 dhe 14.
[Diçitura në faqen 5]
Jezui tha se «atë ditë dhe atë orë» e di vetëm perëndia
[Figura në faqen 4]
Sër Isak Njutoni
[Burimi]
© A. H. C./age fotostock
[Figurat në faqen 7]
Shenja që dha Jezui ka qenë e dukshme që nga 1914-a
[Burimet]
© Heidi Bradner/Panos Pictures
© Paul Smith/Panos Pictures