Ndihmë për adoleshentët me depresion
Ndihmë për adoleshentët me depresion
DISA nxënësve, që po bënin një kurs të gjuhës angleze në Meksikë, u dhanë për detyrë të përgatitnin një referat me temë të lirë. Marica shpjegon: «Kisha kaluar një periudhë depresioni dhe më kishte ndihmuar seria e artikujve ‘Ndihmë për adoleshentët me depresion’, në revistën Zgjohuni! të 8 shtatorit 2001 [shqip, shtator 2001]. Kështu, e përdora informacionin e asaj reviste dhe mora notë të lartë. Pastaj, u dhashë nxënësve dhe mësueseve nga një kopje të serisë.»
Pas dy vjetësh, kur Marica po predikonte, takoi një nxënëse që po ndiqte kursin e anglishtes që kishte bërë më parë ajo. Sa u habit, kur ajo i nxori një kopje të serisë së revistës Zgjohuni! që fliste për depresionin e adoleshentëve! Me sa duket, mësuesja e vlerëson kaq shumë artikullin, saqë u jep të gjithë nxënësve nga një kopje.
Mund të gjeni më shumë informacione rreth depresionit në adoleshencë, në librin Të rinjtë pyesin . . . Përgjigje praktike. Disa nga kapitujt e tij titullohen: «Përse jam kaq i pakënaqur me veten?», «Përse jam kaq i dëshpëruar?» dhe «Si mund ta largoj vetminë?». Mund ta kërkoni këtë libër duke plotësuar kuponin shoqërues dhe duke e dërguar në adresën që tregohet aty ose në një adresë të përshtatshme në faqen 5 të kësaj reviste.
□ Pa marrë përsipër asnjë detyrim, dëshiroj librin që tregohet këtu.
□ Ju lutem të kontaktoni me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.