Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

«Korrni bekime nëpërmjet Mbretit të drejtuar nga fryma e Jehovait»

«Korrni bekime nëpërmjet Mbretit të drejtuar nga fryma e Jehovait»

«Korrni bekime nëpërmjet Mbretit të drejtuar nga fryma e Jehovait»

«Njeriu ka sunduar mbi njeriun në dëm të tij.» Ky pohim i bërë në Bibël te Eklisiastiu 8:9, përshkruan më së miri historinë e sundimit njerëzor. A mund të bëjnë njerëzit diçka më të mirë? Apo ajo që ka ndodhur në të shkuarën është model edhe për të ardhmen? Këto pyetje do të shqyrtohen në fjalimin publik që do të mbahet në Kongresin Krahinor të Dëshmitarëve të Jehovait, «Të drejtuar nga fryma e Perëndisë», për vitin 2008. Ky fjalim me titull «Korrni bekime nëpërmjet Mbretit të drejtuar nga fryma e Jehovait», do të përqendrohet te Jezu Krishti, personi që dha jetën e vet për ne dhe që do të sundojë me drejtësi e dashuri të vërtetë.​—Mateu 20:28.

Pse është i ndryshëm Jezui nga gjithë sundimtarët e tjerë? Profeti i Perëndisë, Isaia, përgjigjet: «Tek ai do të prehet fryma e Jehovait, fryma e mençurisë dhe e kuptueshmërisë, fryma e këshillës dhe e fuqisë, fryma e njohurisë dhe e frikës nga Jehovai. Frika nga Jehovai do të jetë kënaqësia e tij. Ai nuk do të gjykojë nga ajo që i shohin sytë dhe as do të qortojë vetëm sipas fjalëve që i kanë rënë në vesh. Do t’i gjykojë të përvuajturit me drejtësi dhe do të qortojë me ndershmëri, në mënyrë që zemërbutët e tokës të nxjerrin dobi.»​—Isaia 11:2-4.

A të duket tërheqës ky përshkrim? Nëse po, je i ftuar të ndjekësh këtë fjalim publik në një nga qindra kongreset krahinore që do të mbahen anembanë botës duke filluar që nga ky muaj. Për të ditur vendin më të afërt, flitni me Dëshmitarët e Jehovait në zonën tuaj ose u shkruani botuesve të kësaj reviste në një nga adresat e shënuara në faqen 5. Në revistën Kulla e Rojës të 1 marsit 2008, tregohen vendet ku do të zhvillohet kongresi në Shqipëri dhe në Kosovë.