Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

«Të drejtuar nga fryma e Perëndisë»

«Të drejtuar nga fryma e Perëndisë»

«Të drejtuar nga fryma e Perëndisë»

Kongresi Krahinor i Dëshmitarëve të Jehovait

▪ MIJËRA kongrese të tilla triditore, që nisën në Shtetet e Bashkuara në fundjavën 23-25 maj, do të mbahen në muajt e ardhshëm në mijëra qytete anembanë botës. Në vitin 2007, më shumë se 12 milionë veta ndoqën 3.200 kongrese.

Këtë vit, në shumë vende programi do të fillojë çdo ditë me muzikë në orën 9.20. Tema e së premtes, e bazuar te Gjoni 16:13, është «Fryma . . . do t’ju drejtojë që të kuptoni gjithë të vërtetën». Ndër fjalimet e para janë «Pse duhet të na drejtojë fryma e Perëndisë?» dhe «Fryma e shenjtë në veprim gjatë krijimit». Simpoziumi «Shërbëtorët e besueshëm të lashtësisë drejtoheshin nga fryma e Perëndisë» do të ketë këto pjesë: «Në ditët e Moisiut», «Në ditët e gjykatësve» dhe «Në shekullin e parë». Sesioni i paradites do të përfundojë me fjalimin kyç «Roli i frymës së shenjtë në përmbushjen e qëllimit të Jehovait».

Pjesa e parë, të premten pasdite, është «Përgjigjet e pyetjeve për frymën e shenjtë». Më pas do të jenë fjalimet «Fryma shqyrton . . . gjërat e thella të Perëndisë» si dhe «Bëhuni dëgjues dhe zbatues të Fjalës së Perëndisë». Simpoziumi «Të rinj, ecni sipas frymës së shenjtë!» përbëhet nga pjesët: «Në shkollë», «Në punë», «Në familje», «Në kongregacion», «Gjatë aktiviteteve shoqërore» dhe «Kur jeni vetëm». Ky sesion do të mbyllet me një fjalim të rëndësishëm «Të rinj, mbrojeni marrëdhënien tuaj me Jehovain!», që do t’i ndihmojë të rinjtë ta bëjnë këtë.

Tema e programit të së shtunës është «Mbillni për frymën», bazuar te Galatasve 6:8. Një pjesë kryesore e sesionit të paradites është simpoziumi me tri pjesë «Të drejtuar nga fryma e Perëndisë në shërbim». Sesioni përfundon me fjalimin e pagëzimit, pas të cilit do të pagëzohen ata që janë kualifikuar.

Fjalimi i parë i së shtunës pasdite, «Shkrimtarët e Biblës—‘Të shtyrë nga fryma e shenjtë’» do të pasohet nga simpoziumi «Merrni fuqi nga fryma e shenjtë» me pesë pjesë: «Për të luftuar tundimet», «Për të përballuar lodhjen dhe shkurajimin», «Për t’i bërë ballë përndjekjes», «Për të përballuar presionet e dëmshme të shoqërisë» dhe «Për të përballuar vështirësitë». Kjo ditë do të mbyllet me një fjalim tjetër të rëndësishëm të kongresit «Ruani veten në dashurinë e Perëndisë».

Programi i së dielës në mëngjes do të trajtojë temën «Vazhdoni të ecni sipas frymës» që bazohet te Galatasve 5:16. Simpoziumi me nëntë pjesë «Kultivoni ‘frytin e frymës’» shqyrton çdo aspekt të frytit të frymës të përmendur te Galatasve 5:22, 23. Sesioni i paradites do të mbyllet me fjalimin publik «Korrni bekime nëpërmjet Mbretit të drejtuar nga fryma e Jehovait!» Pika kulmore e programit të pasdites do të jetë drama me kostume «Mos e lini ‘dashurinë e fillimit’». Në të paraqiten qëndrime dhe situata që duhet të kenë hasur të krishterët në fund të shekullit të parë. Kongresi përfundon me fjalimin «Shërbeni me besnikëri bashkë me organizatën e drejtuar nga fryma e Jehovait!»

Planifikoni që tani të merrni pjesë. Për të ditur vendin më të afërt ku do të mbahet ky kongres, flitni me Dëshmitarët e Jehovait në zonën tuaj ose u shkruani botuesve të kësaj reviste. Në numrin e 1 marsit të revistës Kulla e Rojës, shoqëruesja e kësaj reviste, tregohen vendet ku do të mbahen kongreset në Shqipëri dhe në Kosovë.