Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

«Faleminderit për dashurinë e madhe që tregoni»

«Faleminderit për dashurinë e madhe që tregoni»

«Faleminderit për dashurinë e madhe që tregoni»

NGA NJË SHKRIMTAR I ZGJOHUNI! NË RUSI

▪ Në Siberinë Lindore, në qytetin e Çitës, një kongregacion i Dëshmitarëve të Jehovait i bënte mbledhjet në klasën e një shkolle, derisa shkuan në Sallën e re të Mbretërisë. Meqë Dëshmitarët e mbanin klasën pastër, bënin riparime dhe ishin miqësorë e të sjellshëm, drejtuesit e shkollës i shkruan kongregacionit një letër falënderimi.

Pjesërisht në të thuhej: «Faleminderit për dashurinë e madhe që tregoni, të cilën e sheh qartë çdokush që takoni dhe për veprimtaritë misionare e humanitare ndaj të tjerëve. Do të kemi mbresa të pashlyeshme nga këto vite që kemi punuar me ju, të cilat tregojnë se ata që besojnë te Perëndia janë njerëz për së mbari, të ndërgjegjshëm, të gjindshëm, e mbi të gjitha kanë synime të qarta, besim dhe një qëllim në jetë.» Dëshmitarët e Jehovait i vlerësojnë këto fjalë.

▪ Afro 5.500 km në perëndim të Çitës, një përfaqësues të degës të Dëshmitarëve të Jehovait në Rusi e ftuan në një ceremoni speciale, të organizuar nga administrata e krahinës së Shën-Pjetërburgut. Pse? Çdo vit pasi shkrin bora, Dëshmitarët vendës japin një dorë për të pastruar mbeturinat e grumbulluara përgjatë një rruge 60 km, jo shumë larg degës. Në shenjë vlerësimi për këtë frymë bashkëpunimi, një zyrtar i dha përfaqësuesit të degës një certifikatë nderi. Të pranishmit duartrokitën me gjithë zemër. Ishte interesante se kur një orator nga administrata e shqiptoi gabim emrin e Perëndisë, Jehova, disa në auditor që nuk ishin Dëshmitarë, e korrigjuan menjëherë. Kështu treguan se njihnin edhe emrin e Perëndisë, edhe njerëzit që e mbajnë këtë emër.

Arsyeja kryesore pse i dinin këto gjëra është shërbimi i rreth 150.000 Dëshmitarëve të Jehovait në Rusi. Synimi i tyre është të vazhdojnë të tregojnë ‘dashuri të madhe’, duke u dhënë lajmin ngushëllues nga Bibla të gjithë njerëzve që duan të dëgjojnë.​—Mateu 22:39.

[Figura në faqen 29]

Dega e Rusisë mori një certifikatë nderi