Ndihmë në kohë pikëllimi
Ndihmë në kohë pikëllimi
▪ Një gruaje i kishte vdekur i ati kur ajo ishte vetëm 12 vjeçe. Për vite me radhë luftoi me ankthin dhe depresionin. Në një letër drejtuar zyrës së degës të Dëshmitarëve të Jehovait në Kanada, ajo thoshte:
«Nuk gjeta ngushëllim derisa lexova broshurën Kur të vdes një njeri i dashur . . . , e cila më ndihmoi që pak nga pak të merrja veten në kohë pikëllimi. Ende qaj kur mendoj sa shumë më mungon im atë. Por e lexova broshurën dhe shkrimet, meditova, u luta dhe u shkreha në lot tek lexoja. Falë kësaj, nuk vuaj aq shumë si më parë dhe tani më ngushëllojnë premtimet e Perëndisë.
Fjalët dhe shkrimet në faqet e kësaj broshure i ruaj si thesar në zemër. Ato janë si ilaç për zemrën time të copëtuar. Tani s’jam më copë-copë. E këshilloj këtë broshurë si ndihmën më të mirë në kohë pikëllimi.»
A ka rënë në gjumin e vdekjes ndonjë nga njerëzit e tu të dashur? A je ende i pikëlluar? A ke nevojë për ndihmë që të përballosh pikëllimin? Çfarë shprese jep Bibla për të vdekurit? Ndoshta ti ose dikush që njeh do të ngushëlloheni po të lexoni broshurën 32-faqëshe, Kur të vdes një njeri i dashur . . . Mund ta kërkoni këtë broshurë me 32 faqe duke plotësuar kuponin shoqërues dhe duke e dërguar në adresën që tregohet aty ose në një adresë të përshtatshme në faqen 5 të kësaj reviste.
□ Pa marrë përsipër asnjë detyrim, dëshiroj broshurën që tregohet këtu.
□ Ju lutem të kontaktoni me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.