Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Ndihmë e papritur nga Zgjohuni!

Ndihmë e papritur nga Zgjohuni!

Ndihmë e papritur nga Zgjohuni!

NGA NJË SHKRIMTAR I ZGJOHUNI! NË BENIN

▪ Kur Noeli 23-vjeçar vendosi të mos e vazhdonte më tej shkollën dhe të shërbente në kohë të plotë si Dëshmitar i Jehovait, të afërmit kishin merak se mos nuk do t’ia dilte ekonomikisht. Ç’është e vërteta e pati të vështirë të gjente një punë me orar të shkurtuar. Kështu, kur revista Zgjohuni! botoi artikullin e dobishëm «Pesë hapa kryesorë për të gjetur punë», Noeli e lexoi me kujdes disa herë. * A e ndihmoi ky artikull? Po, por jo ashtu siç e priste ai.

Drejtori i një shkolle private e pa Noelin tek predikonte shtëpi më shtëpi dhe e pyeti në ishte Dëshmitar i Jehovait. I duhej një mësues tjetër në shkollën e tij dhe, meqë kishte vënë re se Dëshmitarët e Jehovait janë mësues të efektshëm, e pyeti nëse njihte ndokënd që ishte i interesuar. Kur Noeli tha jo, drejtori ia kthehu: «Po ti vetë ç’thua?»

Noeli kurrë nuk kishte dhënë mësim në ndonjë shkollë, e nganjëherë kishte probleme me belbëzimin. Në Benin ky është problem, sepse seksioni i arsimit kërkon që mësuesit të bëjnë një provim që vërteton se nuk kanë probleme me belbëzimin. «Merre vërtetimin dhe do të futesh në punë»,—premtoi drejtori.

Noeli kishte bërë shumë përparim në Shkollën e Shërbimit Teokratik. Kjo është një shkollë për të përmirësuar aftësitë oratorike dhe mbahet çdo javë në kongregacionet e Dëshmitarëve të Jehovait. Noeli mbante edhe fjalime publike në kongregacionin e tij. Prapëseprapë ndihej i pasigurt kur u fut në provim.

Ai që e mori në provim i dha një revistë dhe i kërkoi të lexonte me zë një paragraf të nënvizuar me të kuqe. Noeli shqeu sytë kur pa artikullin «Pesë hapa kryesorë për të gjetur punë». E lexoi rrjedhshëm paragrafin dhe e mori vërtetimin.

Më vonë, ai që e mori në provim tha se i lexonte rregullisht revistat e Dëshmitarëve të Jehovait. «Këto revista janë informative dhe janë të shkruara shumë mirë, prandaj i përdor shpesh për provime»,—shpjegoi ai.

Noeli filloi të jepte mësim dhe drejtori donte që ta përsëriste kontratën e punës për vitin pasues, por Noeli kishte plane të tjera. Atë e kishin ftuar të punonte në zyrën e degës të Dëshmitarëve të Jehovait, ku shërben tani.

[Shënimi]