A e përdor fëmija yt Internetin?
A e përdor fëmija yt Internetin?
ÇDO çast, miliona të rinj përdorin Internetin: në shtëpi, në shkollë, në shtëpinë e ndonjë shoku, dhe po të kenë ndonjë celular a pajisje elektronike portative të lidhur me Internetin, e përdorin kudo. Nëse je prind, përballesh me një realitet që të fut në mendime: fëmijët e tu mbase ndihen më rehat se ti në botën e Internetit, madje mund të dinë si të ta fshehin se ç’po bëjnë në Internet.
A përbën kjo shkak për shqetësim? Patjetër. A është pa zgjidhje situata? Aspak. Vërtet, kur flitet për Internetin, fëmija yt është vendësi, kurse ti turisti. Sidoqoftë, mund ta njohësh planimetrinë e vendit dhe, që ta mbrosh fëmijën, s’ka pse të bëhesh ekspert për të gjitha pajisjet elektronike.
Kjo seri artikujsh do të të japë disa informacione të dobishme. Por, në fillim, le të shohim disa rreziqe që mund të hasë fëmija yt në Internet.
[Diçitura në faqen 3]
Në Kanada, gati gjysma e të rinjve që kanë celularë mund të lidhen me Internetin