Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Mësuesja ua këshilloi

Mësuesja ua këshilloi

Mësuesja ua këshilloi

▪ Ku mund të gjejnë drejtim dhe këshilla të mençura të rinjtë? Kerena trembëdhjetëvjeçare nga Italia u kënaq me librin Të rinjtë pyesin . . . Përgjigje praktike. Kohët e fundit ajo u dha mundësi edhe shokëve të klasës ta shijonin këtë libër.

«Jam në klasën e tetë,—tregon ajo,—dhe në shkollë kishim diskutuar për problemet tipike të adoleshentëve. Një ditë mësuesja m’u afrua dhe më tha se kishte dëgjuar që në botimet tona ka artikuj praktikë për të rinjtë. Më pyeti nëse mund t’i sillja ca materiale. Kështu i dhashë librin Të rinjtë pyesin.

Pas pak ditësh, gjatë orës së mësimit, ajo u përqendrua te kapitulli i 10-të i librit, me titull ‘Sa e rëndësishme është pamja e jashtme?’ Madje na dha detyrë shtëpie kutinë ‘Pyetje për t’u trajtuar’ që ndodhet në fund të kapitullit. Ajo tha: ‘Kaq i mirë është ky libër, saqë është gjynah të mos e keni.’

U thashë se mund t’ia sillja librin kujtdo që dëshironte, dhe 16 nxënës kërkuan nga një. Kur u shpërndava librat, edhe nxënësit që më parë nuk u interesonte, ndërruan mendje dhe donin ta kishin.»

Libri Të rinjtë pyesin ka edhe kapituj të tjerë, si: «Përse jam kaq i dëshpëruar?», «Si mund të di nëse është dashuri e vërtetë?», «Përse t’i them jo drogës?» dhe «Si ta kontrolloj kohën që i kushtoj TV-së?» Mund ta kërkoni këtë libër duke plotësuar kuponin shoqërues dhe duke e dërguar në adresën që tregohet aty ose në një adresë të përshtatshme në faqen 5 të kësaj reviste.

□ Pa marrë përsipër asnjë detyrim, dëshiroj librin që tregohet këtu.

□ Ju lutem të kontaktoni me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.