Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

«Tuneli» i qumështit

«Tuneli» i qumështit

A është projektuar?

«Tuneli» i qumështit

▪ Nëse ju ka rastisur të shihni një dele, dhi a lopë që po lind, ka shumë të ngjarë të jeni mrekulluar sa shpejt ngrihet në këmbë i sapolinduri dhe si e gjen rrugën për t’u ushqyer me gji te nëna. Të gjithë gjitarët i ushqejnë të vegjlit me qumësht. Por, te të vegjlit e ripërtypësve, si qengjat, kecat dhe viçat, ndodh një mrekulli tjetër e padukshme.

Shqyrtoni faktet: Lopët kanë stomak me katër dhoma për proceset e shumta që nevojiten për tretjen e barit dhe të foragjereve. Mirëpo, të sapolindurit ushqehen vetëm me qumësht, i cili s’ka nevojë për gjithë proceset e tretjes. Kështu, kur i vogli thith qumështin, krijohet një tunel, nëpërmjet të cilit qumështi devijon dhe shkon direkt në dhomën e fundit.

Nëse qumështi do të kalonte në dhomën e parë, që quhen plëndës ose rumen, viçi do të vuante, pasi rumeni ka baktere fermentuese për të shpërbërë ushqimet që mezi treten. Fermentimi i qumështit krijon gaze që të sapolindurit nuk i nxjerrin dot. Por, kur të vegjlit e ripërtypësve pinë qumësht nga gjiri ose nga kova, falë një refleksi të lindur, mbyllet sakaq rruga për në rumen.

Është mjaft interesante që kur i sapolinduri pi ujë, ndodh diçka tjetër. Ai ka nevojë për shumë ujë në rumen, në mënyrë që bakteret dhe mikrogjallesat atje të shumohen, që të jenë gati kur i vogli të ushqehet me foragjere. Ndonëse qumështi shkon direkt në dhomën e fundit të stomakut, uji hyn në rumen. Ky tunel i pashoq te viçi është vetëm për qumështin.

Si mendoni? A erdhi rastësisht në ekzistencë tuneli i qumështit? Apo është vepër e një Krijuesi inteligjent?

[Diagrami dhe figura në faqen 13]

(Për tekstin e kompozuar, shiko botimin)

Qumështi i anashkalon tri dhomat e para të stomakut të viçit

[Diagrami]

Tuneli devijues

1 Rumen

2 Retikulum

3 Omasum

4 Abomasum (dhoma e fundit e stomakut)