Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Po i jep më shumë kuptim jetës së tyre

Po i jep më shumë kuptim jetës së tyre

Po i jep më shumë kuptim jetës së tyre

▪ Libri «Eja e bëhu ithtari im» ka ndikuar thellë te shumë veta që e kanë lexuar. «Jezui më është bërë më real,​—tha një grua.​—Më është rritur vlerësimi për rolin e tij. Tani dua të bëj një jetë më me kuptim dhe të marr pjesë në predikimin e lajmit të mirë, për të cilin njerëzit kanë tmerrësisht nevojë.»

Një baba shkruan: «Libri më bëri të kuptoj sa e rëndësishme është të ndjekim shembullin e përsosur që na la Jezui. . . . Më mësoi të meditoj për mësimet e Jezuit dhe për cilësitë që shfaqi kur ishte në tokë, si: përulësia, dashuria, durimi i madh, bindja dhe qëndrueshmëria. Shembulli i shkëlqyer që la Jezui më ka nxitur të ngulmoj.»

Një lexues tjetër ishte plotësisht dakord me fjalët në kapakun e pasmë të librit. Ndër të tjera aty thuhet: «Ai për të cilin kanë nevojë të gjithë njerëzit është Jezu Krishti, Udhëheqësi që na ka dhënë Perëndia. . . . Ky libër do të të ndihmojë ta njohësh më mirë Jezuin dhe ta ndjekësh më nga afër.» Lexuesi më tej shtonte: «Vërtet, libri na ndihmon ta duam Jezuin, të tregojmë besim tek ai dhe t’i bindemi e ta ndjekim.»

Libri «Eja e bëhu ithtari im» ka 192 faqe, ku 13 faqe i zënë piktura me ngjyra të cilat paraqitin aspekte të ndryshme të jetës së Jezuit në tokë. Mund ta kërkoni këtë libër duke plotësuar kuponin shoqërues dhe duke e dërguar në adresën që tregohet aty ose në një adresë të përshtatshme në faqen 5 të kësaj reviste.

□ Pa marrë përsipër asnjë detyrim, dëshiroj librin që tregohet këtu.

□ Ju lutem të kontaktoni me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.