Sistemi i orientimit i fluturës
A është projektuar?
Sistemi i orientimit i fluturës
▪ Flutura monarke ka një tru që është gati sa maja e stilolapsit. Megjithatë, ajo shtegton 3.000 kilometra që nga Kanadaja te një pyll i vogël në Meksikë. Si e gjen rrugën ky insekt?
Shqyrtoni faktet: Flutura monarke ka një busull diellore që orientohet sipas diellit. Por jo vetëm kaq. Për të ndjekur lëvizjet e diellit, këto insekte përdorin edhe një orë të brendshme tepër të saktë—një funksion biologjik që bazohet te dita 24-orëshe. Dr. Stiven Reperti, një neurobiolog, thotë se te fluturat monarke «ora e brendshme funksionon krejt ndryshe nga kafshët dhe insektet e tjera të studiuara deri më sot».
Duke i njohur më mirë sekretet e orës së brendshme të fluturës monarke, shkencëtarët mund të mësojnë më shumë për orën e brendshme të njerëzve dhe të kafshëve. Kjo mund të çojë edhe drejt terapive të reja për problemet nervore. «Dua të kuptoj se si truri e përvetëson informacionin rreth kohës e hapësirës,—thotë Reperti,—dhe flutura monarke është një shembull i mahnitshëm.»
Si mendoni? A erdhi rastësisht sistemi i ndërlikuar i orientimit te flutura monarke? Apo ai dëshmon se ka një Projektues inteligjent?
[Diagrami dhe harta në faqen 10]
(Për tekstin e kompozuar, shiko botimin)
Flutura monarke shtegton 3.000 kilometra që nga Kanadaja te një pyll i vogël në Meksikë
[Harta]
KANADA
SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
MEKSIKË
MEKSIKO
[Burimi i figurës në faqen 10]
Sfondi: © Fritz Poelking/age fotostock