Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

E shëroi «një libër shumë i vjetër»

E shëroi «një libër shumë i vjetër»

E shëroi «një libër shumë i vjetër»

▪ Një Dëshmitare e Jehovait nga Brazili, në Amerikën e Jugut, po fliste me njerëzit në shtëpitë e tyre kur takoi një zonjë që i tha se vjehrrën e saj e kishte shëruar një libër. Tërë kureshtje Dëshmitarja e pyeti çfarë libri ishte. «Është një libër shumë i vjetër»,—tha zonja dhe i solli një libër të djalit të saj, i titulluar Libri im i tregimeve biblike, që ishte mjaft i konsumuar.

Gruaja shpjegoi se vjehrra e saj kishte vuajtur nga depresioni dhe i frikësohej aq shumë vdekjes dhe errësirës, saqë nuk shkulej nga krevati. Djalit të zonjës i kishte rënë në dorë libri Tregime biblike dhe filloi t’ia lexonte gjyshes. Gjyshja mori zemër nga ato që i lexonte nipi dhe e mposhti problemin.

Dëshmitarja tregon: «Kur i thashë zonjës se libri ishte botuar nga Dëshmitarët e Jehovait dhe mund t’i sillja një të ri, ajo më kërkoi dy kopje: një për vjehrrën dhe një për vete. Kur ia çova librat, kërkoi të tjerë. Si përfundim mori 16 copë për miqtë e saj.»

Mund të kërkoni një kopje të botimit Libri im i tregimeve biblike, që përmban 116 tregime që flasin për njerëz dhe ngjarje nga Bibla. Ky libër ka 30 vjet që është botuar dhe që atëherë janë shtypur mbi 72 milionë kopje. Për të pasur këtë libër mjafton të plotësoni kuponin shoqërues dhe ta dërgoni në adresën që tregohet aty ose në një adresë të përshtatshme në faqen 5 të kësaj reviste.

□ Pa marrë përsipër asnjë detyrim, dëshiroj librin e treguar këtu.

□ Ju lutem të kontaktoni me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.