Ciklet jetësore
Ciklet jetësore
NËSE një qytet nuk do të furnizohej me ujë dhe s’do të kishte ajër të pastër e do t’i bllokoheshin kanalizimet, shpejt do të pasonin sëmundjet dhe vdekja. Kurse planeti ynë është një sistem i mbyllur—nuk furnizohet me ujë dhe ajër të pastër nga hapësira dhe as mbeturinat nuk i derdh në hapësirë. Si ndodh pra, që biosfera e tokës mbetet e shëndetshme dhe e banueshme? Përgjigjja qëndron te ciklet natyrore, siç janë cikli i ujit, i karbonit, i oksigjenit dhe i azotit, që këtu shpjegohen dhe paraqiten të thjeshtuara.
Cikli i ujit (hidrik) përfshin tri faza. 1. Nxehtësia e diellit bën që uji të ngrihet lart në atmosferë me anë të avullimit. 2. Kondensimi i këtij uji të pastër krijon retë. 3. Retë formojnë shiun, breshrin, llohën dhe borën që bie në tokë, dhe kështu cikli mbyllet. Sa ujë qarkullon çdo vit në këtë mënyrë? Sipas disa llogaritjeve, aq sa do të mbulohej me më shumë se 80 centimetra ujë e gjithë sipërfaqja e planetit.
2
← ◯
↓ 3 ↑
↓ 1 ↑
↓ ↑
→ →
→
Ciklet e karbonit dhe të oksigjenit përfshijnë dy procese kyçe: fotosintezën dhe frymëmarrjen. * Fotosinteza shfrytëzon dritën e diellit, dyoksidin e karbonit dhe ujin për të krijuar karbohidrate e oksigjen. Frymëmarrja, që ndodh te kafshët dhe njerëzit, kombinon karbohidratet me oksigjenin për të prodhuar energji, dyoksid karboni dhe ujë. Pra, produktet e një cikli janë lëndë të para për ciklin tjetër dhe gjithçka ndodh pa ndotje, me efektshmëri dhe pa u ndier.
Oksigjen
←
← ←
↓ ↑
↓ ↑
↓ ↑
→ →
→
Dyoksid karboni
Cikli i azotit është thelbësor për krijimin e aminoacideve, proteinave dhe molekulave të tjera organike. A. Cikli fillon kur vetëtimat dhe bakteret e shndërrojnë azotin e atmosferës në përbërje që mund të thithen nga bimët. B. Nga ana tjetër, bimët i shfrytëzojnë këto përbërje për të formuar molekulat organike. Kështu, edhe kafshët që ushqehen me bimë marrin azot. C. Kur kafshët dhe bimët vdesin, një familje tjetër bakteresh zbërthejnë përbërjet e azotit, duke e kthyer azotin në tokë dhe në atmosferë.
← ← ← ← ← ← ← ← ← ←
↓ ↑
↓ Azoti zë 78 për qind ↑
↓ të atmosferës ↑
↓ ↑
↓ ↓ Molekula ↑
↓ A ↓ organike ↑
↓ Baktere ↓ B ↑ ↓ C ↑
→ Përbërje azoti Baktere →
→ → →
Riciklim i përsosur
Mendoni për këtë: me gjithë teknologjinë që kanë, njerëzit krijojnë çdo vit kushedi sa ton mbetjesh helmuese të cilat nuk riciklohen. Ndërsa toka i riciklon në mënyrë të përsosur të gjitha mbeturinat e veta, duke përdorur metoda gjeniale të inxhinierisë kimike. «Është thuajse e sigurt se proceset e rastësishme nuk mund ta krijonin kurrë» këtë harmoni ekologjike, siç thotë M. A. Koreji që shkruan për fenë dhe shkencën.
Duke ia dhënë meritën atij që i takon, Bibla thotë: «Sa të shumta janë veprat e tua, o Jehova! Që të gjitha i ke bërë me mençuri.» (Psalmi 104:24) Kjo mençuri është treguar në mënyrë të veçantë ndaj njerëzimit.
[Shënimi]
^ par. 11 Disa cikle natyrore lidhen ngushtë me njëri-tjetrin. Për shembull, oksigjeni gjendet te dyoksidi i karbonit, karbohidratet dhe uji. Kështu, ai merr pjesë si në ciklin e karbonit, ashtu edhe në ciklin e ujit.