Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Krahu i fluturakëve

Krahu i fluturakëve

A është projektuar?

Krahu i fluturakëve

▪ Si mendoni, cilët janë më të zotët në ajër: avionët apo krijesa të tilla si, lakuriqët e natës, insektet dhe zogjtë? Ju besohet a jo, avioni as që krahasohet me këto mrekulli të vogla të natyrës që «kanë aftësi të jashtëzakonshme të qëndrojnë në ajër edhe në shkulmet e erës, në shi e borë», siç thotë Vei Shiu, profesor në inxhinierinë aeronautike, pranë Universitetit të Miçiganit. * Ku qëndron sekreti? Te krahët që rrahin, të cilët aviatorët i shohin me zili që kur nisën orvatjet e para të njeriut drejt qiellit.

Shqyrtoni faktet: Kur disa zogj e insekte fluturojnë, krahët e tyre e ndryshojnë vazhdimisht formën për t’u përshtatur me kushtet përreth. Kjo u jep mundësi të qëndrojnë pezull në ajër dhe të kryejnë manovra të rrufeshme. Revista Science News tregon se çfarë është vërejtur te lakuriqët e natës: «Teksa fluturonin me shpejtësi të vogël, rreth 1,5 metra në sekondë, lakuriqët i kthenin majat e krahëve mbrapsht dhe i rrihnin prapa kur donin të merrnin lartësi. Shkencëtarët hodhën hipotezën se kjo teknikë . . . siguron forcë ngritëse dhe shtytëse.»

Sigurisht, ka ende shumë për të mësuar rreth fluturakëve të natyrës. «Çfarë i bëjnë ajrit nga ana fizike, për të krijuar një forcë ngritëse kaq të efektshme?»,—pyet Piter Ifju, profesor i inxhinierisë mekanike dhe aeronautike në Universitetin e Floridës. Ai shton: «Ka gjithfarë veçorish të qarkullimit të ajrit [rreth një objekti në fluturim] që nuk i kuptojmë. Arrijmë ta shohim çfarë bëjnë [zogjtë dhe insektet], por nuk kuptojmë si bashkëveprojnë me ajrin.»

Si mendoni? A erdhi rastësisht në ekzistencë krahu i zhdërvjellët i fluturakëve apo është projektuar?

[Shënimi]

^ par. 3 Ndonëse shumë krijesa me krahë mund të fluturojnë në shi, pjesa më e madhe kërkojnë ndonjë strehë.

[Figura në faqen 24]

Kolibri sqepgjerë

[Burimi]

Laurie Excell/​Fogstock/​age fotostock

[Figura në faqen 24]

Lakuriqi me vesh miu

[Burimi]

© Delpho, M/​age fotostock