A është e gabuar djegia e kufomës?
Pikëpamja e Biblës
A është e gabuar djegia e kufomës?
Disa njerëz mendojnë se djegia e kufomës, pra kthimi i saj në hi, e çnderon trupin dhe kujtimin e të ndjerit. Ata arsyetojnë se kjo gjë ka origjinë pagane, prandaj nuk duhet bërë nga njerëzit që thonë se adhurojnë Perëndinë. Të tjerë mendojnë se djegia e kufomës s’ka asgjë të keqe dhe është një mënyrë dinjitoze për ta eliminuar atë. Po ju, çfarë mendoni për këtë çështje?
NË KOHËT biblike ishte zakon që të vdekurit të varroseshin. Për shembull, Abrahami e varrosi në një shpellë të shoqen, Sarën. Trupin e Jezuit e vunë në një varr të gërmuar në shkëmb. (Zanafilla 23:9; Mateu 27:60) A thotë Bibla se varrimi është e vetmja mënyrë e drejtë për të trajtuar kufomën? A tregon ajo se shërbëtorët e lashtë të Perëndisë ishin kundër djegies së kufomës?
A është shenjë e mosmiratimit të Perëndisë?
Nga një lexim përciptas, disa pjesë të Biblës mund të japin përshtypjen se digjeshin kufomat e atyre që vdisnin pa pasur miratimin e Perëndisë. Për shembull, Ligji i Moisiut thoshte se, nëse vajza e njërit prej priftërinjve të Jehovait bëhej prostitutë, ajo duhej ‘djegur në zjarr’ pas ekzekutimit. (Levitiku 20:10; 21:9) Po kështu, kur Izraeli u mund në qytetin e Ait ngaqë Akani dhe familja e tij nuk u bindën, bashkatdhetarët e tyre i vranë me gurë dhe pastaj «i dogjën në zjarr». (Josiu 7:25) Disa studiues kanë thënë se ky trajtim i priste ata që vdisnin me turp dhe se djegia e kufomës u hiqte keqbërësve mundësinë e një varrimi të respektuar.
Gjithashtu, kur mbreti Josia u përpoq ta pastronte Judën nga idhujtaria, hapi varret e 2 Kronikave 34:4, 5) A tregojnë këta shembuj se kujt i digjet kufoma nuk ka pasur miratimin e Perëndisë? Jo. Këtë e mbështet një tregim tjetër biblik.
priftërinjve që i kishin bërë flijime Baalit dhe ua dogji kockat mbi altarët e tyre. (Kur filistinët e mundën në betejë mbretin Saul të Izraelit, ata, pa pikë respekti, e mbërthyen në murin e qytetit të Beth-Shanit kufomën e Saulit dhe të tre bijve të tij. Gjithsesi, izraelitët e Jabesh-Galaadit, me të dëgjuar për këtë trajtim poshtërues të kufomave, i hoqën që andej, i dogjën e pastaj i varrosën eshtrat e tyre. (1 Samuelit 31:2, 8-13) Në pamje të parë, ky tregim duket sikur e mbështet ngjyrimin negativ të djegies së kufomës. Në fund të fundit edhe Sauli ishte i lig; ai luftoi kundër Davidit, të mirosurit të Jehovait, dhe vdiq pa pasur miratimin e Perëndisë.
Por, vëreni kush vdiq përkrah Saulit. Ishte Jonatani, një nga bijtë e tij, trupi i të cilit pësoi të njëjtin trajtim. Ai nuk ishte njeri i keq. Përkundrazi, ishte mik i ngushtë me Davidin dhe aleat i tij. Izraelitët thanë për Jonatanin: «Ai veproi bashkë me Perëndinë.» (1 Samuelit 14:45) Kur Davidi mori vesh se si kishin vepruar burrat e Jabesh-Galaadit, i lavdëroi dhe i falënderoi për çka kishin bërë: «Qofshi të bekuar nga Jehovai, sepse i treguat dashamirësi zotërisë tuaj, Saulit!» Pra, Davidin nuk e shqetësoi djegia e kufomave të Saulit dhe të Jonatanit.—2 Samuelit 2:4-6.
Nuk e pengon ringjalljen
Bibla na mëson qartë se Perëndia Jehova do të kthejë në jetë shumë prej atyre që kanë rënë në gjumin e vdekjes. (Eklisiastiu 9:5, 10; Gjoni 5:28, 29) Në një përshkrim profetik të kohës kur të vdekurit do të kthehen në jetë, libri biblik i Zbulesës ose i Apokalipsit, thotë: «Deti i dorëzoi të vdekurit që gjendeshin në të, vdekja dhe Hadesi i dorëzuan të vdekurit që gjendeshin në ta.» (Zbulesa 20:13) Për ta realizuar këtë, për Perëndinë e Plotfuqishëm nuk ka rëndësi nëse trupi i një njeriu është varrosur, djegur, ka humbur në det, e kanë ngrënë bishat ose ka avulluar nga ndonjë shpërthim atomik.
Bibla nuk e përcakton se ç’duhet bërë me kufomat. Për Jehovain, djegia e kufomës nuk është e gabuar. Megjithatë, kuptohet që funerali duhet të mbahet në mënyrë dinjitoze e me respekt.
Sidoqoftë, në vendimet që merr dikush për funeralin mund të ndikojë pikëpamja vendëse për zakonet e funeralit. Patjetër, ata që ndjekin parimet biblike nuk do të bënin diçka që do t’i fyente më kot të tjerët. Do të ishte e papërshtatshme edhe të përfshiheshin në një zakon që mund të linte përshtypjen se besojnë në mësimet e rreme fetare, siç është pavdekësia e shpirtit. Gjithsesi, çfarëdo vendimi të marrë dikush se ç’do të bëhet me trupin e tij kur të vdesë ose me kufomën e dikujt tjetër, është një çështje personale ose familjare.
A DONI TË DINI?
▪ Për cilin adhurues besnik Bibla thotë se iu dogj kufoma?—1 Samuelit 31:2, 12.
▪ Si i trajtoi Davidi burrat që e dogjën dhe e varrosën kufomën e Saulit?—2 Samuelit 2:4-6.
▪ Nga e kuptojmë se djegia e kufomës nuk pengon që dikush të ringjallet?—Zbulesa 20:13.
[Diçitura në faqen 11]
Bibla nuk e përcakton se ç’duhet bërë me kufomat