Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Mësuesja ndryshon mendim

Mësuesja ndryshon mendim

Mësuesja ndryshon mendim

▪ Disa vjet më parë, një mësuese në Batum, Gjeorgji, u kërkoi nxënësve të renditnin Dhjetë Urdhërimet. Sa u habit kur, një nga nxënëset, Ana, i tha saktë! Gjithashtu, iu përgjigj aq mirë pyetjeve të tjera biblike, sa mësuesja mbeti pa fjalë. Tërë kërshëri, mësuesja e pyeti si i dinte gjithë këto gjëra. Kur Ana u përgjigj se studionte Biblën me Dëshmitarët e Jehovait, mësuesja ia preu fjalën duke i thënë se ata ishin fanatikë.

Njëherë, mësuesja u kërkoi nxënësve të shkruanin një ese për jetën në Gjeorgji dhe për problemet që haste vendi. Në fund të esesë, Ana shkroi: «Çdo përpjekje e njerëzve për të ndrequr rrënjësisht shoqërinë nuk do të japë rezultat, sepse te Jeremia 10:23 thuhet: ‘Nuk i përket njeriut udha e tij. Njeriut që ecën, nuk i takon as të drejtojë hapat e vet.’ Të gjitha problemet do të zgjidhen vetëm nga Mbretëria e Perëndisë.»

Të nesërmen, mësuesja e lavdëroi Anën për esenë para klasës dhe tha: «Më pëlqeu puna e veçantë e Anës që e ka shkruar me fjalët e veta. Aty shpjegonte si mund të ndryshojë situata në botë.» Mësueses i kishte lënë mbresa edhe sjellja e Anës dhe e lavdëroi para klasës për edukatën dhe për veshjen modeste.

Kur Dëshmitarët e Jehovait i vajtën në shtëpi, mësuesja u tha se më parë i quante fanatikë, por tani kishte ndryshuar mendim falë nxënëses së saj, Anës. Në vitin 2007, mësuesja mori pjesë në Përkujtimin e vdekjes së Jezu Krishtit bashkë me Dëshmitarët e Jehovait dhe e dëgjoi me vëmendje programin.

Pas Përkujtimit, ajo pohoi se i kishte lënë mjaft mbresa njohuria e thellë e Dëshmitarëve të Jehovait për Biblën. Tani po e studion rregullisht Biblën me Dëshmitarët. Pa dyshim, edhe ju, si kjo mësuese, keni një mendje të hapur që ju nxit të shihni ç’qëndron mbrapa bindjeve dhe sjelljes së të tjerëve. Pse të mos i kërkoni ndonjë Dëshmitari të Jehovait të bëni një studim biblik pa pagesë në shtëpi?

[Figura në faqen 21]

Ana duke shkruar esenë