Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Dorëshkrimet e lashta: Si përcaktohet data e tyre? (shkurt 2008)  Ky artikull më zhgënjeu. Nga ajo që di, e.s. do të thotë «i erës sonë», kurse p.e.s. do të thotë «para erës sonë». U bëra 70 vjeç dhe gjithë jetën kam parë të përdoren termat p.l.K. dhe l.K. si referime kohore, për përcaktimin e periudhave para dhe pas lindjes së Krishtit. Më duket se përdorimi i p.e.s. dhe e.s. sikur e hedh poshtë lindjen e Krishtit.

R. U., Shtetet e Bashkuara

«Zgjohuni!» përgjigjet: Ndonëse p.l.K. (para lindjes së Krishtit) dhe l.K. (pas lindjes së Krishtit) përdoren në vendet ku mbizotëron feja e krishterë, kemi vendosur të përdorim termat e.s. (erës sonë) dhe p.e.s. (para erës sonë). Pse? Së pari, ka dëshmi të bollshme që tregojnë se Jezui lindi në vitin 2 p.e.s. Së dyti, literatura e Dëshmitarëve të Jehovait botohet gjerësisht në shumë gjuhë për lexuesit që nuk janë të krishterë. Së treti, titulli «Krisht» do të thotë «I mirosur». Jezui u bë Mesia ose Krishti në momentin që u miros me frymën e Perëndisë kur u pagëzua në vitin 29 të e.s. (Mateu 3:13-17) Prandaj, Jezui nuk lindi Krisht, por u bë i tillë vitin e pagëzimit. Vlen të përmendet se shkurtimet e.s. dhe p.e.s. po përdoren gjithnjë e më shumë dhe gjenden pothuajse në të gjithë fjalorët bashkëkohorë dhe në mjaft vepra akademike. Mund të jeni të sigurt se Dëshmitarët e Jehovait e konsiderojnë jetësore Jezuin dhe sakrificën e tij për përmbushjen e qëllimit të Perëndisë dhe për shpëtimin tonë.

Të rinjtë pyesin . . . Si t’i përballoj problemet me shëndetin? (shkurt 2008)  S’e shpreh dot me fjalë sa mirënjohëse jam për këtë artikull që erdhi tamam në kohën e duhur! Sapo kisha dalë nga spitali, ku isha shtruar për tri javë, kur mora revistën. Në shumë gjëra ngjaja me të rinjtë e përmendur në artikull. Faleminderit për shembujt dhe për këshillat!

K. P., Kanada

U preka shumë ngaqë Perëndia Jehova u jep ngushëllim edhe atyre që kanë kufizime fizike si unë. Kur isha fare e vogël më diagnostikuan me paralizë cerebrale. Ndonëse nuk mund të eci, shërbej si pioniere ndihmëse. Mezi pres kohën kur, në tokën parajsore që është në prag, të gjithë ata me kufizime fizike ‘do t’i ngjitin të përpjetat si një dre’.—Isaia 35:5, 6.

Xh. Xh., Republika e Koresë

E lexova dhe e rilexova disa herë këtë artikull. Si mbaja dot lotët teksa ndieja kujdesin e dashur të Jehovait. Ishte sikur na mbështolli me një batanije të ngrohtë, që të mos dëmtoheshim kurrsesi. Shumë faleminderit!

M. T., Japoni

Vdekja—Armike e përhershme? (dhjetor 2007)  Para disa muajsh më vdiq nëna. Prandaj shpjegimi që jepte kjo seri, sidomos premtimet për ringjalljen, më prekën jashtë mase. Faleminderit shumë! Vërtet më ngushëlloi dhe më dha zemër.

M. R., Madagaskar