Nofulla e brirtë e kallamarit
A është projektuar?
Nofulla e brirtë e kallamarit
▪ Nofulla e brirtë e kallamarit i befason shkencëtarët. Ata pyesin: «Si ka mundësi që diçka kaq e fortë të jetë e ngjitur në një trup pa kocka? Ky bashkim materialesh a nuk do t’ia gërryente indet e për pasojë t’i sillte dhembje?»
Shqyrtoni faktet: Maja e nofullës së kallamarit është e fortë, kurse baza është e butë. Nofulla, e cila kimikisht përbëhet nga kitina, uji dhe proteinat, e ndryshon kaq gradualisht dendësinë, duke kaluar nga e butë në të fortë, saqë kallamari mund ta përdorë pa konsumuar indin.
Profesor Frank Zoku, në Universitetin e Kalifornisë, tha se studimi i nofullës së brirtë mund «të revolucionarizojë konceptin e inxhinierëve për mënyrën si të bashkojnë materialet kudo ku gjen zbatim kjo praktikë». Një ndër fushat ku mund të zbatohet, është prodhimi i protezave të gjymtyrëve. Ali Mizeresi, studiues në të njëjtin universitet, përfytyron «krijimin e një proteze të plotë, duke imituar përbërjen kimike të nofullës, kështu që nga njëra anë të ketë elasticitetin e kërces, kurse nga ana tjetër» të përbëhet nga «një material shumë i fortë dhe rezistent ndaj fërkimit».
Si mendoni? A erdhi rastësisht në ekzistencë nofulla e brirtë e kallamarit, dendësia e së cilës ndryshon nga maja te baza, apo është projektuar?
[Burimet e figurave në faqen 9]
© Bob Cranston/SeaPics.com
© Richard Herrmann/SeaPics.com