Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Fëmijëve u pëlqen shumë

Fëmijëve u pëlqen shumë

Fëmijëve u pëlqen shumë

▪ Fëmijë të të gjitha moshave janë mahnitur nga libri Të mësojmë nga Mësuesi i Madh. Një vajzë shkroi: «Libri kishte mjaft gjëra që më pëlqyen. Për shembull, më pëlqyen shumë të gjitha figurat. Ngjyrat e gjalla të bënin për vete. Kur e lexova librin u ndala pak te figurat për të gjetur si lidheshin me tregimin.

Libri më pëlqeu edhe për fjalët që përdor. Kuptohen lehtë dhe ta bëjnë më të këndshëm leximin.

Kur e lexova librin, mbeta gojëhapur për mënyrën si i trajtonte disa nga problemet e sotme dhe për këshillat si t’i shmangim. Kapitujt që i vlerësova jashtë mase ishin: ‘Duhet t’u kundërvihemi tundimeve’, ‘Një mësim se si të jemi të mirë me të tjerët’ dhe ‘A dëshiron të jesh gjithnjë i pari?’»

Edhe ju mund ta merrni këtë libër me 256 faqe dhe me ilustrime të bukura, që ka formatin e kësaj reviste. Mjafton të plotësoni kuponin shoqërues dhe ta dërgoni në adresën që tregohet aty ose në një adresë të përshtatshme në faqen 5 të kësaj reviste.

□ Dëshiroj librin Të mësojmë nga Mësuesi i Madh. Trego në cilën gjuhë.

□ Ju lutem të kontaktoni me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.