Si mund të ndihmojnë prindërit?
Si mund të ndihmojnë prindërit?
NJË organizatë në fushën e arsimit në Shtetet e Bashkuara i vë gjimnazistët para kësaj sfide: «Trego sa je i zoti të mbash.» Të etur për të arritur synimet e tyre, disa të rinj shkojnë përtej asaj që mund të mbajnë. Madlina Levini, e përmendur në artikullin e kaluar, shkroi: «Mes gjithë lëndëve me program të përshpejtuar, aktiviteteve të shumta jashtëshkollore, përgatitjes së parakohshme për shkollën e mesme a universitetin, trajnerëve dhe mësuesve privatë, të punësuar për të shtrydhur deri në pikën e fundit potencialin e nxënësve, shumë të rinj s’kanë kohë të marrin frymë.» Në këtë gjendje nxënësit mund të pësojnë dëme fizike dhe emocionale.
Nëse je bërë merak për stresin që kalon fëmija yt në shkollë, shko të interesohesh. Fol me mësuesit apo me të tjerë nga personeli i shkollës. Thuaju çfarë ke vënë re. Kjo është e drejta jote.
Bibla i nxit prindërit që t’i kushtojnë shumë kujdes zhvillimit të fëmijëve. Moisiu u tha prindërve në kombin e Izraelit: «Ngulitua ato [ligjet e Perëndisë] bijve të tu dhe fol për to kur rri ulur në shtëpi, kur ecën rrugës, kur shtrihesh dhe kur ngrihesh.»—Ligji i përtërirë 6:7.
Të interesohesh shumë për arsimimin e fëmijës tënd nuk do të thotë se po ndërhyn tepër në jetën e tij. Përkundrazi tregon se po e mbështet me dashuri. Kjo mund t’ia pakësojë mjaft stresin e shkollës.
[Figura në faqet 8, 9]
Fol me mësuesit për stresin që kalon fëmija në shkollë