Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Mbulesa e brumbullit Cyphochilus

Mbulesa e brumbullit Cyphochilus

A është projektuar?

Mbulesa e brumbullit Cyphochilus

▪ Mbulesa në kurrizin e brumbullit Cyphochilus ka luspa që vendosen pjesërisht sipër njëra-tjetrës e që janë dhjetë herë më të holla se fija e flokut. «Kur i pashë me mikroskop elektronik, m’u duk sikur para meje u hap një botë tjetër,—thotë dr. Pit Vukusiçi, pranë Universitetit të Ekseterit në Britani.—Ishte e mahnitshme.»

Shqyrtoni faktet: Ajo që zbuloi Vukusiçi shpjegon përse mbulesa e brumbullit ka ngjyrë të bardhë të ndritshme, dhe kjo s’ka të bëjë fare me ndonjë pigment. Sekreti është te përmasat e fijezave që kanë luspat dhe te largësia midis fijezave. Kjo strukturë e shpërhap dritën jashtëzakonisht mirë. «Lëndët minerale, si ato që përdoren në industri për cipën që vesh letrat me cilësi të lartë, që vesh plastikën e që përdoret në disa bojëra, duhet të jenë të trasha dyfish që të jenë aq të bardha»,—thuhet në Science Daily.

Shkencëtarët mendojnë se mbulesa e brumbullit Cyphochilus e ndihmon atë të bëhet njësh me një kërpudhë të bardhë, ku gjendet shpesh. Gjithsesi, specialistëve u intereson më tepër si ta shfrytëzojnë sekretin e ngjyrës së këtij brumbulli të vogël, për shembull, për krijimin e materialeve sintetike tejet të bardha. Vukusiçi thotë se gjëra të tilla si, letrat për të shkruar, ngjyra e dhëmbëve tanë, madje edhe shkëlqimi i dritave, «do të përmirësohen ndjeshëm nëse teknologjia mund të përvetësojë e të zbatojë idetë që gjenden në projektin e brumbullit».

Si mendoni? A erdhi rastësisht në ekzistencë mbulesa e bardhë e brumbullit Cyphochilus apo është projektuar?

[Figura në faqen 24]

Brumbulli «Cyphochilus» s’është më i madh se maja e gishtit (fotografi e zmadhuar)

[Burimi]

Departamenti i Entomologjisë, Universiteti Kasetsart, Bangkok